Njoftime

Piktorët nga Montreali ekspozitë në Ambasadën Shqiptare

Pritet të çelet sot në orën 6 p.m. në ambientet e ambasadës shqiptare në Ottawa ekspozita Diplom’Art. Marrin pjesë katër artistë nga Montreali; Entela Konomi, Rapi Sota, Kastriot Dervishi dhe Gent Bejko.

Kjo ekspozitë organizohet nga Galeria e Artit “Ambigu” në bashkëpunim me ambasadën shqiptare. Organizatorët mirëpresin artdashësit që prej ditës së sotme e deri në datën 17 shkurt. Oraret për vizitorët do të jenë nga ora 12 p.m.-5 p.m.