Njoftime

Shpallet Këshilli Koordinativ i Diasporës. Ja kush janë të zgjedhurit nga Kanadaja

Më në fund pas një viti të plotë mbledhjesh të dhënash e kandidaturash, Ministri i Shtetit për Diasporën arriti të shpallë sot Këshillin Koordinativ të Diasporës. Lajmi bëhet i ditur në faqen e Facebook-ut të ministrit Majko, i cili ka publikuar Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 195 datë 05.04.2019. (Linku i vendimit)

https://diaspora.gov.al/wp-content/uploads/2019/04/VENDIM-PËR-MIRATIMIN-E-ANËTARËVE-TË-KËSHILLIT-KOORDINUES-TË-DIASPORËS.pdf

FlasShqip vërejti se mes 15 anëtarëve të Këshillit 2 anëtarët e përzgjedhur prej 19 kandidaturave të diasporës kanadeze janë kandidatë të promovuar veçanërisht prej portalit FlasShqip, për shkak të arritjeve profesionale, integritetit të figurës dhe angazhimeve të tyre pa interesa personale në dobi të komunitetit.

Dr. Adriana Bejko u propozua zyrtarisht si kandidate prej Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Calgary-t, provinca e Alberta-s, ndërsa inxhinier Ardian Radovicka u propozua prej RH Scholarship.

       

Të dy anëtarët e zgjedhur janë profesionistë të nderuar me një karrierë të spikatur si në Shqipëri ashtu edhe në Kanada. FlasShqip me kënaqësi i uron suksese përfaqësuesve të diasporës shqiptaro-kanadeze, Dr.Adriana Bejkos dhe inxhinier Ardian Radovickës, duke i njoftuar paraprakisht që të planifikojnë udhëtimin e parë si anëtarë të Këshillit për të marrë pjesë në mbledhjen historike që do të mbahet në Ditën Kombëtare të Diasporës 18 dhjetor 2019.

©FlasShqip