Toronto-Bashkësia Shqiptare Islame uron Muajin e Ramazanit
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Bashkësia Shqiptare Islame e Torontos ka përcjellë tek të gjithë bësimtarët urimet e rastit për Muajin e Shenjtë të Ramazanit që sapo ka nisur.
“Urime Muaji i Shenjtë i Ramazanit të gjithë shqiptarëve të besimit Islam e në veçanti anëtarëve të Bashkësisë Shqiptare Islame në Toronto” - thuhet në njoftimin e Bordit të Bashkësisë. “Në këtë muaj të mëshirës, pastërtisë shpirtërore, sakrificës, begatisë dhe ndihmës vëllazërore, urojmë për një agjërim të lehtë, përkushtim ndaj Krijuesit dhe mbarësi e paqe në shtëpitë tuaja. E lusim Allahun që të na pranojë agjerimin, lutjet dhe ibadetet tona. Paqja a Allahut qoftë mbi ju dhe familjet tuaja!”
Kujtojmë që Bashkësia Shqiptare Islame e Torontos ka zhvilluar dhe zgjedhjet për bordin e ri drejtues më 21 Prill 2019. Bordi që do të udhëheqë Bashkësinë në dy vitet e ardhshme përbëhet nga Zemri Sallai (Kryetar), Ferzi Bekiri (Zv. Kryetar), Zekirja Aliu (Zv. Kryetar), Ismet Mirena (Sekretar), Dritan Dede (Zv. Sekretar), Rexhep Gallapeni (Zv. Sekretar), Kadrush Cani (Arkëtar), Rustem Rustemi (Zv. Arkëtar) dhe Nuri Shefkiu (Zv. Arkëtar).
Flasshqip.ca