Njoftime

Bashkëpunimi parlamentar Kosovë-Kanada

Në programin e mirënjohur studimor për zyrtarët e Parlamenteve, që organizohet nga Parlamenti Federal i Kanadasë, mori pjesë edhe Kuvendi i Kosovës, përmes Zyrtarit nga Drejtoria për Standardizim, Përafrim dhe Harmonizim Ligjor, z.Valon Dobruna. Programi studimor dy javor, konsiston në shkëmbimin e përvojave ndërmjet zyrtarëve të Parlamenteve nga vende të ndryshme të botës, si dhe njohjen me përvojën kanadeze, ku të dyja Dhomat (Përfaqësuese dhe Senatit) si dhe Libraria e Parlamentit ofrojnë ekspertizën e tyre 150-vjeçare për shtetet pjesëmarrëse. Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada, me këtë rast, shpreh mirënjohjen e saj të thellë, për Parlamentin e Kanadasë dhe Embassy of Canada to Croatia për përfshirjen e Kosovës në këtë program të çmuar studimor, si dhe mbështetjen e parezervë në forcimin e demokracisë dhe parlamentarizmit në Kosovë- njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada.