Komunitet

Doruntina

  • Published in Krijimtari
Nga: Kristaq Turtulli

S’doja të shkundja shekujt për Doruntinën,

Por ajo mu shfaq atëherë kur s’e prisja.
Erërat e forta i tundnin pelerinën,
Përjashta zverdhonte e nemitur vjeshta.

 

S’doja të merrja me vete Doruntinën
Por vetëm në dhomë s’mund ta lija,
Pas vetes tërhiqte legjendën,
Në buzë dimërimin e buzëve të saj kisha.

 

Të njëjta qenë llastimet për Doruntinën,
Edhe me shokët e miqtë e njihja.
Më pëshpëriste: Kërkoj Kostandinë,
Pastaj le të ikja, le të vdisja...