Komunitet

Balada e thinjëve - Nga Vangjush Ziko

  • Published in Krijimtari

Në tëmthat

platitur nën thinjët rri

një damar,

m'i çuket

e m'i dhel

thinjët ai.

Mos trazo thëngjillin

e mbuluar me hi,

damar blu,

ndizet prushi,

digjen thinjët

si kashtë

dhe bar i thatë,

ta shuaj nuk di

as unë

e as ti

dashurinë e përhitur

nga thinjët gri.

Tagged under Vangjush Ziko