Zona e krijuesve

Mësova të respektoj dollarin - Nga Zeqir Cama

Dikush më mbeti një dollar

po kurrë se pashë si borxh

me ulje-ngritjet në kandar,

isha, s’rashë më poshtë.

 

Vlera e tij, gjë e pa vlerë,

s’më ngroh dhe as më ftoh

një Tim Hortons* s’mund ta blejë,

as peps-in, jo që jo.

 

Po bëri çmos gjersa ma dha,

dhe pse s’e mbaja peng

“borxhi-borxh, të lë, vëlla,

si një, si me një deng."

 

Dhe urtësisht e përsëriti:

“dollari është dollar...”

shpërfillja ime e mërziti

sikur ta kisha vrarë.

 

Kafe Tim Hortons, e shumëpërhapur në Amerikën e Veriut.