Zona e krijuesve

Botohet ‘Rutina Perfekte’ nga Artan Gjyzel Hasani

“Rutina Perfekte” libri i sapo botuar i Artan Gjyzel Hasanit, është një përmbledhje tregimesh të zgjedhura nga krijimtaria ndër vite e tij.  Janë 23 proza të shkurtëra dhe rrëfime ku gërshetohen përvoja jetësorë me fiction e që synojnë të hedhin dritë mbi anën e padukshme apo të errët të jetëve njerëzore dhe ngjarjeve të shtjelluara. 

Rrëfimet e këtij vëllimi janë mirëfilli letërsi e Kujtesës. Fatet njerëzorë nën diktaturë dhe qëndresa ndaj të keqes, peripecitë dhe shpërbërja e familjeve nën diktaktin e luftës së klasave, depersonalizmi i njeriut në mungesë të lirisë.

Rutina e jetës, vaniteti që na vret pa kuptuar, dashuria dhe nënproduktet e saj të errëta janë disa nga boshtet rreth të cilëve vërtitet narrativa e autorit.

Produkt i shtëpisë botuese “M&B”, “Rutina Perfekte ështe libri i 14 i autorit Artan Gjyzel Hasani (i pesti në prozë) i cili prej shumë vitesh jeton dhe krijon në Kanada.

©Flasshqip.ca