Kulturë

Ernest Koliqi: Politika duhet të ndriçohet nga kultura

  • Published in Kulturë
Nga: Ndue Ukaj

Dje ishte përvjetori i lindjes së Ernest Koliqit, autorit që na këshilloi se me tregtarë flamujsh nuk bëhet shtet.  

Po ashtu, ai na dëftoi se, "nji lis pa rrajë nuk qindron në kambë, dhe se nji komb qi perbuzë traditat e veta, vendos vetvrasjen e vet".

Koliqi, përveç faktit se na la një vepër shumë të pasur letrare dhe studimore, na këshilloi se, "sot për sot nji veprimtari politike e cila nuk ndriçohet prej kulturës nuk asht tjetër veçse nji lojë kote, qi argëton ndoshta ata që e lozin, por pengon ecjen e kombit mbi udhën fatale të historisë."

Koliqi, ka një meritë të jashtëzakonshme në arsimin shqip, ndërsa për atë në Kosovë, mbetet njëri nga ma meritorët sepse, mësuesit e tij i vunë themelet e kulturës shqiptare.

Ernest Koliqi, ka merita të mëdha për njohjen e kulturës shqiptare në botë. Në Romë, ku emigroi, përveç punës së vyeshme akademike, themeloi edhe Revistën “Shêjzat.”

Martin Camaj, një personalitet tjetër shumë i rëndësishëm i kulturës shqiptare dhe i ndikuar prej Koliqit, shkruante se, “Shêjzat” shërbyen si tribunë dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike në botë. Ato regjistruen në kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore që në të ardhmen do të vlejnë sadopak si dokumentacion historik e kultural për nji periudhë rreth njizet vjeçare.”

Tagged under Ndue Ukaj Ernest Koliqi