Arte & Media

A janë këto skulptura të shëmtuara?

Ka disa shtatore e buste në Shqipëri e Kosovë  për të cilat ka patur kundërshtira e mospëlqime. Do të rendisim disa prej tyre:

Vite më parë në aeroportin e Rinasit u vendos monumenti kushtuar Nënë Terezës i skulptorit nga Kosova Luan Mulliqi. Që në fillim kjo vepër u konsiderua nga kritikët e opinionistët në media si plot me defekte. Ajo është hequr prej Rinasit dhe është vendosur në Qafë Thanë. Në vend të saj është vendosur shtatorja e skulptorit Thoma Thomait.

Një dështim tjetër ishte shtatorja e heroit kosovar Edmond Hoxha në Junik e cila ishte shumë qesharake, fyese, e shtrembër estetikisht. Për shkak të vërejtjeve publike, ajo u zëvendësua me një realizim më të mirë.

Skulptori shqiptar me prejardhje dibrane Muharrem Turkeshi kishte punuar shtatoren e heroit Ismet Jashari- komandat Kumanova, e cila ndodhet momentalisht e ngritur në Kumanovë. Ka shumë zëra që janë kundër kësaj vepre dhe nuk e dimë se çdo bëhet me të.

Edhe shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari e vendosur në Lipjan, e punuar nga artisti durrsak Idriz Balani është e komentuar për detajet e saj, të cilësuara në disproporcion.

Edhe një shtatore qesharake dhe fyese ndaj komandantit legjendar Adem Jasharit e ngritur më 2012 në fshatin Radushë të Shkupit.

Duket se artistët e kanë patur të vështirë të shkrijnë talentin në figurën e heroit Ja edhe ky bust me autor të panjohur vendosur para kullës së Jasharajve është një dështim i vërtetë.

Busti i Pjetër Arbnorit që në ditën e inaugurimit në Tiranë ndezi debate.

      

Të shumtë   ishin ata që e quajtën një “shëmtirë” skulpturën me autor Sadik Spahia, duke e krahasuar me bustin e Fan Nolit që ndodhet aty pranë.

Pavarësisht ideve të artistëve dhe shpjegimeve të tyre mbi veprat e realizuara, një rëndësi të vencantë ka edhe shija e publikut, kundrejt mendimit të ekspertëve. Juve si publik a ju duken këto vepra të shëmtuara?

©Flasshqip