Arte & Media

Miss Globe 2017 Pekin - Genti Hali fotografi zyrtar i Miss Globe Group

Në datën 25 të muajit Janar 2018, është zhvilluar në kryeqytetin e Kinës, Pekin, spektakli Miss Globe 2017. Në stafin organizator spikati për herë të tretë gjithashtu emri i një artisti dhe krijuesi shqiptaro-kanadez, Genti Hali, njëherazi dhe fotograf i Flasshqip.ca.

Genti Hali ka studiuar fillimisht në Degën e pikturës pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë për t’u diplomuar më pas në Akademinë e Arteve Figurative në Firence, Itali. Prej disa vitesh sëbashku me bashkëshorten e tij, Lorida Hysenbegas Hali, ata kanë hapur Studion LGH Art Photography në Toronto. LGH Art Photography është një studio profesionale e specializuar dhe tashmë e afirmuar në fushën e modës, portreteve të aktorëve, filmit artistik por edhe atë të eventeve private apo komunitare.

Spektakli i sivjetshëm në Pekin sërish u drejtua nga Albert Xhaferri, President i Miss Globe Group prej vitit 2016. Xhaferri ka emigruar në Kanada në vitin 1992 dhe më pas ka studjuar ne Hollywood Film Institute. Ai njihet si producent i suksessshëm filmash ndër të cilët mund të përmenden “In Between” (i realizuar në bashkepunim me regjisorin shqiptar Fatmir Doga dhe me aktor kryesor Tony Pearce) apo “The Christmas Switch” i realizuar me regjizorin e famshem Paul Lynch dhe me yjet Hollivudiane Natasha Henstridge dhe Brian Crause. Prodhimi i tij i fundit do të shfaqet së shpejti dhe titullohet “Bloodslinger” me aktoret e mirenjohur Robert Miano e Reece Presley dhe regjisor Chris Power. Genti Hali i LGH Art Photography është gjithashtu fotografi zyrtar në prodhimet e katër viteve të fundit filmografike të Albert Xhaferrit (Crown Town Pictures), dëshmi kjo e profesionalizmit të lartë të atij personalisht dhe studios që drejton.

©flasshqip.ca