Histori

Letër e rrallë autografe e Skënderbeut - Nga Jahja Drançolli

568 vjet më parë 8 gusht 1451, dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali.

Letra autografe në fjalë është e njohur si njëra ndër 10 letrat autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhen në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd).

Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore.

Ky dokument i çmueshëm i dërguar nga Lazri, abat i Arbrit, është shkruar në një kartë të rëndomtë bombagine të kohës, dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhen shënjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, që mban datën, 8 gusht 1451, ndërsa Bujarisë së Republikës së Sienës i pat rënë në duar më 13 shtator 1451.

Burimi: Archivio di Stato di Siena