Sport

Ndeshja miqësore Kosovë-Shqipëri 3-0

(i përditësuar)

Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë në Zurich të Zvicrës përfundoi 3 me 0 për Kosovën. 

Pas vëllazërores së 13 nëntorit të vitit 2015 që u zhvillua në Prishtinë dhe që u kthye në një festë të madhe, Shqipëria dhe Kosova ishin përballë njëra-tjetrës këtë herë në Zurich të Zvicrës.

Ky ishte testi i parë gjeneral për djemtë e drejtuar nga Christian Panucci për Ligën e Kombeve që do të nisë në shtator. Risi të shumta në formacionin e kuqezinjëve të cilët zbritën në fushë me një skuadër shumë herë më të re në moshë.

Lenjani nuk ja ka dalë të rikuperohet në kohë nga dëmtimi ndërsa Mavraj edhe për faktin se është me Ramazan do të ulet në stol nga trajneri Panucci.

Në portë, Etrit Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa para gardianit të Atalantës do të jetë Hysaj, në të djathtë; Veseli e Gjimshiti, në qendër; si dhe Lika, në të majtë. Mesfusha e pritshme e kuqezinjve në stadiumin e Zyrihut do të ketë Ramadanin, Ndojin, Krenar Qakën dhe Odise Roshin.

Sulmi i kuqezinjve përbëhej nga Sindrit Guri dhe Sokol Cikalleshi. Zbulimi i këtij sezoni në Kategorinë Superiore kishte mundësinë të linte përshtypje pozitive te stafi teknik, përballë një kundërshtari me nivel të ulët.

Nëse do të bindë, sulmuesi më i ri i Oostendes mund të vlerësohet me një tjetër fanellë titullari, në miqësoren e dytë ndaj Ukrainës.

Përsa i përket Kosovës edhe te “Dardanët” mungesat ishin të shumta ku spikati ajo e Valon Berishës.

Trajneri zviceran Bernard Chalandes parashikohej të luante me rreshtimin 4-4-1-1, me Avdijajn që do të mbështeste sulmuesin e vetëm Vedat Muriqi, ndërkohë në prapavijë një fanellë titullari do të kishte edhe për mbrojtësin e Skënderbeut Fidan Aliti, por edhe për talentin e Hajdukut të Splitit Ardjan Ismaili. Mësohet se janë shitur 14 mijë bileta nga 22 mijë që ishin në dispozicion për këtë përballje.

 

"Miqësorja ka shkuar me fitore për Kosovën, që i dha një leksion mjaft të ashpër Shqipërisë, duke e mposhtur 3-0, një rezultat ky që tregon edhe njëherë qartësisht dështimin e eksperimenteve të Panuccit, ndërsa kuqezinjtë tregojnë qartësisht se nuk janë gati për të garuar denjësisht në Ligën e Kombeve"- shkruan gazetari Erjon Halili në Supersport.al.