Blog

Njerëzit janë si ulliri

 Luan Rama shkruan në Facebook:

"Këta ullinj të vjetër kanë jetën e tyre... përpiqem të kërkoj gjenezën e tyre ashtu si të vetë njeriut, sepse njerëzit janë si ulliri, të ngjashëm. Dy shekuj më parë ata kanë çelur si filizë që shndrisnin në erë dhe nën diell, adoleshenca e tyre është përkundur nga rrebeshet dhe më pas, ashtu si gratë e reja janë dehur me ekstazën e natyrës.  Por sot me shenjën e tyre të kohës, me filiza të rinj shfaqen për të trashëguar jetën, trashëgiminë, vazhdimësi e natyrës, e natyrës dhe njeriut që është aq i ngjizur me të. Afrohem për të parë sytë e tyre dhe vrazhdat e kohës, vragat dhe gjymtimet, krahë e prerë nga rrufetë...

Veç një dallim kanë ullinjtë nga njerëzit. Duket se ullinjtë bulëzojnë në paqen e tyre, në hisen e tyre të diellit, por njerëzve duket se nuk u mjafton hisja e tyre e diellit. Ata kërkojnë mjerisht të marrin nga hisja e tjetrit dhe ja që dielli është i zemëruar me ta. Le t’i këndojmë atëherë ullirit..."

Tagged under Luan Rama