Blog

Zef Preçi: Në vend të një komenti

Historia e kë tyre ditëve të nxehta e ndarjes së artisteve në grupin “pro” dhe në grupin “kunder” shembjes së Teatrit Kombëtar, është një histori djallëzore, tipike e politikës shqiptare, e bazuar në principin e “fuçisë së Swiftit”. Dmth të atij lundërtarit anglez të Mesjetës, që për të larguar tufën e peshkaqenëve që ndiqnin anijen e tij, hodhi një fuçi të cilën e mori dallga, duke larguar kë htu peshkaqenët nga anija...

Edhe në rastin tonë, po ndodh e njejta gjë. Ose po gjen zbatim proverba e njohur: “Unë tregoj hënën (tokën publike që po grabitet “me ligj”), ndersa ti (publiku) sheh gishtin tim (cilët aktorë janë “pro” dhe cilët “kunder”).

Kështu ndodh vetëm në Teatrin absurd të Tiranës...