Blog

Bujar Llapaj: Mërgata shqiptare nuk është indiferente!

Pas protestës të emigrantëve dhe jo vetëm atyre, në Rumani, shikoj shumë reagime dëshpëruese dhe deri diku edhe ofenduese për “indiferencën” e mërgatës shqiptare.

Dua t’ju bëj me dije se mërgata shqiptare nuk është indiferente ndaj gjëndjes tuaj të mjerë, bile është shumë më aktive se shumë prej jush që jetoni aty, por ajo nuk mund të bëjë atë që ju takon juve.

Eshtë faji i mërgatës për plehrat që hidhen ngado? Apo që paratë tuaja harxhohen për medalje të kryebashkiakëve për një shesh, kur ju nuk keni ujë në shtëpi dhe ju bëni temena “Hare Krishna, Hare Rama apo Veliaj”?

Eshtë faji i emigrantëve që opozita nuk jep shpresë sepse është bashkëpunëtore në atë katrahurë të krijuar me kohë?

Nuk besoj se mërgata do të votonte hajdutët dhe mashtruesit, apo do të rivotonte një kryetar opozite që humbet zgjedhjet, edhe sikur ylli i botës të ishte, sepse në politikë humbësit nuk japin shpresë për fitore, etj,etj.

Të dashur bashkëatdhetarë mos na përgojoni dhe një gotë raki që pimë kur vijmë, sepse na shijon atje në mes jush, mes gjakut tonë, sepse ju duam dhe respektojmë ashtu siç jeni dhe na keni pranë për çdo ndihmë, por ndihmën më të madhe duhet t’ia jepni vetes duke u bashkuar kundër të keqes për pak më shumë dinjitet.

Me respekt,

Bujar Llapaj