Blog

Armiqësia e pamatur e Trump-it bashkon Kinën me Rusinë

Nga: Eric Margolis

Ju lumtë Z. President! Me veprimet tuaja arritët të krijoni bazat për një aleancë të madhe kinezo-ruse. Qëllimi i diplomacisë inteligjente është që të ndajë armiqtë e dikujt, jo t'i bashkojë ata.

Ky gabim epik vjen në një kohë kur SHBA duket se po përgatitet për një veprim të ashpër ushtarak në Siri kundër forcave ruse dhe siriane që veprojnë atje. Justifikimi ashtu si dhe më pare, do të jetë sulme të rreme me gazin e klorit, një kimikat i përdorur gjerësisht në rajon për pastrimin e ujit. Duket se sulmet e rreme tashmë janë filmuar.

Ndërkohë, rreth 303,000 ushtarë rusë, kinezë dhe mongolë janë të angazhuar në manovra masive në Siberinë lindore dhe stërvitjet detare në Detin e Japonisë dhe Detin e Okhotskut. Ky i fundit, një rajon i izoluar i ujrave të Arktikut, është bastioni i nëndetëseve me raketa bërthamore të Flotës Ruse në Oqeanin Paqësor. 

Interesant është fakti që Presidenti Vladimir Putin, i cili ka ndjekur stërvitjet luftarake me homologun e tij kinez Xi Jinping, ofroi kontributin që t’i jepej fund konfliktit mes Rusisë dhe Japonisë që ka vazhduar që nga viti 1945. Ai gjithashtu ofroi një lloj marrëveshje për zgjidhjen e problemit të komplikuar të ishujve Kurile të pushtuar nga Rusia që ka ndërlikuar marrëdhëniet midis Moskës dhe Tokios që nga koha e luftës. Kurilet kontrollojnë daljet dhe hyrjet në Detin e Okhotsk, ku strehohen raketat bërthamore të Rusisë. c

Në stërvitjet e tanishme, Rusia përdori 30,000 mjete dhe 1,000 avionë luftarakë. Kina kontribuoi me 3,200 trupa, 30 avionë dhe njësi detare. Shumica e pajisjeve të vendosura në Vostok-18, ishin të fjalës së fundit. Këmbësoria, artileria dhe forcat e blinduara të Rusisë dhe të Kinës, u shfaqën mbresëlënëse dhe gati për luftë, ose siç thuhet në rradhët e ushtrisë amerikane, “STRAC”, që është një akronim ushtarak i “Strategic, Tactical and Ready for Action in Combat”.

Pse u bënë këto stërvitje të mëdha në pjesën më të largët të Siberisë lindore? Së pari, në këtë mënyrë Kina mund të kontribuonte me forcat e saj pranë territorit të vet. Së dyti, si një paralajmërim i mundshëm për Shtetet e Bashkuara për të mos pushtuar Korenë e Veriut, e cila është vetëm në jug dhe ngjitur si me Kinen dhe Rusine. Së treti, si një demonstrim i përmirësimit të efikasitetit të ushtrisë Kineze dhe Ruse, dhe si një paralajmërim për SHBA-të dhe aleatët e saj të NATO-s që të mos hapin një luftë bashkë me Rusinë ndaj Ukrainës, Sirisë apo rreth Detit të Zi.

Në një shkallë më të madhe, Pekini dhe Moska po sinjalizonin "entente cordiale", marreveshjen e tyre të re, të planifikuar për të balancuar ambicjet ushtarake të pamatura të administratës Trump, e cila ka bërë një zhurme te madhe për një luftë më të gjerë në Siri dhe për ndërhyrje në Venezuela. Ndjenja që mbizoteron tani në Rusi dhe Kinë është se Shtëpia e Bardhë e Trump-it është e dehur me pushtet dhe nuk është në gjendje të kuptojë pasojat e veprimeve të saj ushtarake, një fakt i nënvizuar nga veprime alarmuese të zbuluara kohët e fundit në lidhje me të.

Rusia dhe Kina, të paktën tani për tani, duken që të kenë kapërcyer dyshimet dhe armiqësinë e tyre historike reciproke. Në imagjinatën tejet te nxehtë të shumë rusëve, Kina shpesh duket të jetë mishërimi modern i grupeve mongole të së kaluarës që mbanin Rusinë e lashtë nën kthetrat feudale. Rusët ende e quajnë Kinën, Kitai ose Cathay.

Për kinezët, Rusia është fuqia kërcënuese që vodhi pjesë të mëdha të Siberisë lindore në shekullin e 19-të. Sot, Rusia ka frike se 1.4 miliardë banorë të Kinës një ditë do të vërshojnë në Lindjen e Largët Ruse, e cila ka vetëm 6.2 milion banorë të përhapur në një rajon shumë të gjerë, të zbrazët, i cili është rajoni më pak i banuar në botë.

Në vitin 1960, pasi Bashkimi Sovjetik dhe Kina u bënë antagonistë ideologjikë, të dy palët shpesh u përleshën përgjatë lumenjve të tyre kufitarë, Amur dhe Ussuri. Ata pothuajse u futën   në një luftë në kufirin e tyre prej 4,000 kilometrash, në një kohë kur SHBA kishte pushtuar Vietnamin, me pretendimin për të “ndaluar agresionin kinezo-sovjetik.” CIA ishte aq e keqinformuar atëherë sa ç’është edhe sot.

Vladimir Putin dhe Xi Jinping morën pjesë në shfaqjen e madhe, së bashku me shtabet e larta ushtarake. Kjo ngjarje ushtarake njëjavore, stervitjet më të mëdha të luftarake të Rusisë në pothuajse katër dekada, ka lënë në hije stërvitjen e vogël ushtarake që po organizohet nga NATO në Ukrainë.

Mesazhi nga Siberia lindore ishte i qartë: armiqësia e pamatur dhe qëndrimi për luftë i Uashingtonit po i çon armiqtë e saj drejt bashkimit me njëri tjetrin.  Një e treta e ushtrisë ruse sapo u zhvendos nga Evropa në Lindjen e Largët për stërvitje luftarake. Dragoi kinez, i paralajmëruar nga Napoleoni, po zgjohet.

Përktheu Ariola Mani

Tagged under Eric Margolis