Blog

Përparim Kabo: Politikanët janë të përkohshëm, atdheu është i përhershëm!

Kur vertikalet historike zbresin në shekullin e VI pas Krishtit…

Çpo ndodh më pyeti me sinqeritet një djalosh nga Kosova, çështë kjo puna e kufijve dhe kjo situatë se s’po e kuptoj profesor?! I premtova se atë që i spjegova atij mbrëmë do ta hidhja sot për të gjithë ju miqt e mij.

Çështja e kufijve të Kosovë me Serbinë nuk është as çështje Thaçi as Rame as shërbyesish, sponsorësh apo revolucionarësh. Ka një kahje historike që nuk mund të ndalet. Para ndoca javësh, Kosova u bë me ushtri dhe tejkaloi pakon e Martti Oiva Kalevi Ahtisaari-t, pra kompetencën që i kishte njohur OKB-ja. Kosova duhej të bëhej me ushtri sepse që të antarësohesh në NATO duhet të kesh ushtri. Serbët e kundërshtuan por nuk e ndaluan dot. Futja në NATO ka dhe një kusht tjetër. Marrëveshje përfundimtare për çështjen e kufijve me fqinjët që shmang çdo lloj keqkuptimi apo konfliktimi mes shteteve.  

Kur Hungarezët do hynin në 1999 në NATO, pati debat si do ta lëmë Transilvaninë nën Rumani, dhe Gjyla Horni ju tha: “Si mendoni ju, të drejtat e hungarezëve atje do mbrohen më keq apo më mirë po të jemi në NATO apo jashtë saj..?” Ata që kishin mendje dhe arsye e pranuan.  

Ska as 48 orë që Maqedonia falë faktorit shqiptar e zgjidhi më në fund ngërçin, u bë anëtare e NATO-s, ëndrra e Arbër Xhaferit tonë të shtrenjtë u realizua… Arbër u krye. Tani kemi këtë hartë ngado është NATO “dhe të ardhurit e shekullit të VI serbët në mes”… Lart Hungaria, poshtë Kosova që do hyjë në NATO, Maqedonia në njërin krah dhe Mali i Zi në krahun tjetër. Pas kësaj tablloje është e qartë se ndryshimet nuk janë as dëshira individuale, as plane sekrete, as tradhëtira të vockla dhe as vepra spiunësh me pagesë dhe për më tepër nuk janë revolucione mediatike.

Mbi të gjitha e gjithë kombëtaria e ngritur qoftë si propagandë qoftë si mediatizim qoftë si revolucionaritet nuk vlen. Ka vetëm një kahje KOSOVA në NATO. Ndaj ka një thirje nga presidenti Trump… Palët serbët dhe shqiptarët e Kosovës të vijnë në zyrën time dhe të nënshkruajmë për ardhmërinë e tyre bazuar në pritshmëritë që kanë.

Le të arsyetojmë. Pritshmëria e Kosovës është NATO por kjo rrugë nuk kalon nga Stambolli dhe orjentaliteti i ushqyer me ndjenja dhe kujtesë religjioze. Për Serbinë arithmetika është e qartë. Do vazhdoni me mentalitetin e stepave? Nëse po ok…por do mbeteni atje ku erdhët në shekullin VI të izoluar me kokën nga Ariu i Madh… Nëse doni NATO-n që vite më parë e filluat me iniciativën e Atlantikut Verior së bashku me Malin e Zi… destinacioni është historik dhe veproni si edhe Mali zi e realizoi…

Prandaj mjaft më diletantizëm dhe me deheroizim të luftës dhe historisë sonë që nisi në shekullin e VI dhe vijoi më vonë kur serbët të thirur nga perandori i Bizantit si mercenarë na ndanë dhe na lanë nga lindja. Të kujtojmë 1346-n kur në katedralen e Shkupit Stefan Dushani u shpall mbreti i grekëve dhe serbëve nga peshkopi që ishte emëruar dy javë më parë të djelës së pashkëve po nga ai vetë… Vijmë në vitin 1913 kur e humbëm Kosovën dhe Çamërinë, po kështu në 1944 askush nuk tentoi në Jaltë të ndryshonte kufijtë. Sa erdhi 24 marsi 1999-s dhe 17 shkurti i 2008-s.

Se kuptoj dhe as nuk dua ta pranoj nivelin mediokër të qeverisjes në Kosovë. Ku janë elitat perëndimore?! Pse skanë së paku një ministër që ka studjuar në USA si kanë serbët atë të financave?! Pse me heroizimin e UÇK-s do qeveriset vendi, i cili dhe ai po gjykohet për këta udhëheqsa në Hagë. Adem Jashari nuk do donte pushtet po të qe gjallë, do kishte kahjen tjetër atë drejt NATO-s. Edhe ideja e Pranverës Shqiptare, një analogji me Pranverën Arabe është e gabuar. Çfarë doni ta bëni hapsirën shqiptare Siri apo Libi? Mbase e kuptoni se vertikalet historike zbresin në shekullin e VI dhe u thonë serbëve… “Ju erdhët dhe u pranuat tani kthehuni në ata kufij sa kohë që se doni perëndimin”!… Ndërsa në planin horizontal në vijë ajrore kuptoni segmentin Ferrizaj-Kuçovë…

Shqiptarët në Ballkan janë faktori përcaktues i një orientimi amerikan historik dhe pa dashuri të dubluar apo me njolla… Investimi ka filluar herët shumë herët. Politika amerikane proshqiptare në rajon nuk është presidenciale por providenciale… Kjo qasje se paku që nga koha e George Washingtonit...! Ne nuk duhet të tregohemi as naivë dhe as pa horizont…koha nuk pret… Politikanët janë të përkohshëm atdheu është i përhershëm!

Tagged under Perparim Kabo