Blog

Shqipja fenomenale e arbëreshëve - Nga Flurans Ilia

Një nga fenomenet më të çuditshëm të njerëzimit ngelet gjuha. Zhvendosja e saj ndër vite, vende, shekuj, komunitete migratore dhe hapësira gjeografike. Por jo vetëm kaq, edhe mbarëvajtja e saj në gjendje fillestare, "arkaike" aty ku koha është ndalur, te trualli që ke lënë pas dhe, mbjellja e gjuhës në një derivat krejt të ri njerëzor (brezat) dhe ambjentalist (lëvrimi i gjuhës në një vend të huaj si vazhdim i kujtesës). Një rrugëkalim fantasik përmes së shkuarës në të tashme.

Të mendosh për shembull për gjuhë të vdekura si latinishtja? Gjuhë të cilat nuk mundën të kapërcenin lavjerësin e kohës edhe pse ishin në një "ekspansion" shumë herë më të fuqishëm ekonomik, social dhe historik. Dhe të mendosh për ca gjuhë të ashtuquajtura të vogla, si shqipja për shembull. Shqipja e arbëreshëve është fenomenale. Një shqipe me tingull muzikor të pazakontë. Kjo falë disa të ikurve si puna jonë të cilët "kokëfortësisht" nuk u ndalën t'u flasin vegjëlisë në gjuhën e Nënës. Im bir e flet shqipen si arbëresh. Se si, qysh, e tek, nuk e di nga buron e gjitha kjo? Fenomen i pashpjegueshëm. Melodi më vete. Ta ka ëndja ta ndjekësh pas.

Tagged under Flurans Ilia