Blog

Haluçinacionet e kohës sonë - Nga Ilir Levonja

Kur sheh dikë që flet përçart, njeriu pyet tjetrin që ka afër, e pyet me habi, mos ka pirë gjë ky? Mos është droguar? Pra një gëndje të foluri përçart nuk është asgjë tjetër veçse një situatë e përjetimit të haluçinacioneve. Megjithëse format e këtij përjetimi, përftohen nga shkaqe të ndryshme, prapë një përfundim kanë, të folurin përçart. Dhe thonë se nuk ka sikur një njëri të vetëm në këtë botë që të mos i përjetojë qoftë dhe një herë të vetme një gjendje të tillë. Por një ama, jo përditë e përnatë, se nëse të ndodh kjo, ke nevojë për kujdes të specializuar. Dhe rasti më i përkryer është ky i këtij deputetit nga listat e PD-së, Kujtim Gjuzi, që orët e fundit është bërë më i shikuari në botën virtuale.

Të analizosh fjalën e tij ia vlen vetëm për një gjë, se të thyen brinjët nga të qeshurat. Sepse sindroma është e tillë që të kapërthen, ai flet shumë seriozisht, por shumë ama dhe i bindur 100% në atë që thotë, kurse ti mezi përmbahesh ose mban brinjët me dorë nga që po shkundesh përbrenda. Një lloj ligjëruesi sa i nxehtë aq edhe i ftohtë.

E akuzon Ramën me bindje se është hajdut votash, por po me bindje e njeh për kryeministër. Pa përmendur dhe refuzimet për të qënë vetë ai kryeministër duke sjellë ca argumenta as mish e as peshk. Janë tipa që kanë magjinë t’ju tërheqin në përçartjen e tyre. Megjithatë qeshni, por mos qeshni me javë të tëra. Se ndodh ajo dashuria paradoksale apo ajo që shpesh në shtyp përdoret si sindroma e Stockholmit. Një histori me grabitje banke, ku grabitësit morën e mbajtën peng disa punonjës. Dhe mbas disa kohësh kur dolën në gjyq, pengjet nuk dëshmuan kundër pengmarrëseve por pro.

Kjo është ajo dashuria perverse e pengut me pengmarrësin. Kësisoj është normale që të shohësh se kush dhe ku qëndron në atë kuvend. Ndaj mos qeshni gjatë edhe me mufkat e Rudinës kur kërkon 1 minutë heshtje për ''tre'' të rënët e Letonisë. E bindur se ja mori dorën këtyre kërkesave. Kini parasysh rastin e 2 prillit 2019 me djemtë e Shkodrës, e ngriti më këmbë firmëtarin Gramoz Ruçi, Rudina. Janë thjesht krijesa haluçinacioniste, janë të dehur, kanë pirë gjësend padiskutim!