Policia politike e Edvin Ramës - Nga Artan Gjyzel Hasani
Korrigjo shënjestrën opozitë! Korrigjo shënjestrën Lulzim Basha! Policët nuk janë vëllezërit tuaj por janë kërbaçi i Edvin Ramës që po ua bën kurrizin më të butë së barkun.
Sot Policia Politike e Ramës rrahu dhe poshtëroi pa asnjë shkak Sekretarin Organizativ të PD. Herën tjetër është radha të rrihesh ti, Lul! Ose nga Policia e Ramës, ose nga Protestuesit!
Prandaj hoqët dorë nga mandatet? Që t'ju rrahin e poshtërojnë edhe ju si daullja në dasëm?
Për sa kohë që aksioni opozitar i rrugës drejtohet kundër Ramës është i destinuar të dështojë. Aksioni opozitar duhet drejtuar kundër Policisë Politike të Ramës.
Rama ishte kundërshtari në Parlament dhe nuk e mundët dot se ishit pakicë.
Tani jeni në rrugë të madhe dhe kundërshtari juaj është Policia se Rama nuk është në rrugë. Në rrugë është Policia e tij Politike. Një kundërshtar gjithnjë e më shumë armiqësor! Në rrugë ju jeni shumicë dhe mjafton ndërrimi i shënjestrës dhe banditët e Policisë së Ramës do zbythen me turp siç e kanë zakon sa herë që kanë popullin përballë.
Policët nuk janë vëllezërit tuaj! Janë kërbaçi me të cilin Rama po ju zbut kurrizin gjithnjë e më shumë, ndërkohë që ju tall e ju poshtëron bashkë me Neverinë e Bashkisë dhe Tualet Ballën duke ironizuar me qesëndi protestat tuaja...