Blog

Shqiptarët dhe Kryetari i Shtetit të Maqedonisë Veriore - Nga Xhevdet Nasufi

Është sinjifikativ konstatimi, argument i provuar historikisht, se përpjekjet dhe vlerat civilizuese të shqiptarëve, por edhe globalizuese, fillesat i kanë që nga pellazgët e vjetër të shtrirë në hapsirat e Evropës. Argumenti në fjalë ka edhe dimensionin ndërkombëtar: “Ndonëse të gjithë popujt e gadishullit janë të ardhur, barbarë, vetëm dy popuj janë autoktonë e jobarbarë: grekët dhe shqiptarët,” konstaton njohësi i shkëlqyer i Ballkanit, Schevil. Si rrjedhojë, është imponim historikë dhe gati antropologjik tendenca integruese, sociale dhe hapsinore e shqiptarëve. Ajo që edhe në kohën disadekadashe të tranzicionit lebetitemi këndej andej në makth, nuk është më vetëm vepër e të tjerëve që historikisht (pos Amerikës) nuk na kanë dashur dhe nuk na kanë ndihmuar, tani është më shumë vepër e politkbërësve shqiptarë që na kanë lënë në paradhomën e Evropës së bashkuar. Falenderimi i takon Amerikës që jemi në dhomën e NATO-s dhe që shqiptarët jan më të lirë se kurrë, kudo që janë. Aleanca e Atlantikt të Veriut është element madhor për këtë.

Zgjedhja e Presidentit të Maqedonisë Veriore në 5 Maj ishte akt madhor i shqiptarëve të cilët ashtu sikur inauguruan Zaevin Kryeminister dhe zëvendësuan gruevizmin, inauguruan edhe Pendarovskin Kryetar të Shtetit duke dhënë dy porosi domethënëse: Së pari për nevojen që të shqiptarizohet në përmasa kushtetuese funksioni i Kryetarit të Shtetit; Së dyti,që të evropianizohet i njejti funksion.

Pra, merita për zgjedhje të Pendarovskit i takoi shqiptarëve dhe vetëm atyre dhe çdo dashamirës shqiptar dhe maqedonas duhet të përkulet para këtij akti. Kjo, edhe për një të vërtetë tjetër: Për të parën herë vota e shqiptarëve nuk u përdhos as nga skamja dhe mjerimi, as nga dhuna dhe presioni, por as nga blerja e shëmtuar e vullnetit të qytetarit. Sikur të mos ishte kështu, vallë a do të ndodhte që Pendarovski në raundin e parë zgjedhor të kishte diferencë të papërfillshme të votave me ultranacionalisten Siljanoska, apo që Blerim Reka në raundin e parë karshi votave të gjithmbarshme të shqiptarëve (mjerisht propagandën e zhvilloi në linjë të qytetarisë pacifiste dhe doktrinare, bile nuk atakoi fare tendencën dhe konceptin për shtetë unitar të VMRO-së dhe Siljanovskës) nuk mori numrin e duhur të votave nga fondi i votës së shiptarëve?

Gjithsesi, shqiptarët pa ndikimin dhe presionin e askujt e bënë zgjedhjen e duhur: Së pari, të arrihet pragu zgjedhor i domosdoshëm si imperativ ligjor; Së dyti, të zgjidhet kandidati pro-përëndimor si përkrahës institucionale në proceset vijuese integruese, Maqedonia e Veriut në NATO dhe në BE. Dhe çdo gjë ndryshe do i jepte jetë dhe shpresë reale gruevizmit dhe profetizimit të së kaluarës.

Miq të dashur, shqiptarët dhanë fuqishëm përcaktimin stretegjik të tyre sot e për gjithmonë: Së pari, ata nuk i përkrahin demokratët e rrejshëm në politikë, pa dallim se kujt përkatësie etnike, politike apo fetare i takojnë, por edhe më pak ultranacionalzmin e shtrirë gjërë në radhët e VMRO-së dhe te Siljanovskës si eksponente e tyre; Së dyti, çimentojnë në mënyren më të mirë të mundshme përcaktimin historik me vlerat civilizuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe Bashkimit Evropian.

Mirëpo, demokracia konsensuale nuk u kuptua dhe konceptua ashtu si ajo duhet realisht të jetësohet. Reflektimi pragmatik sot në Komisionin Shtetëror pasqyroi shoqërinë e fragmentarizuar të Maqedonisë Veriore (për fragmentarizimin e Maqedonisë dhe votës në të më së pakti janë fajtorë shqiptarët), kur Pendarovski mori çertifikatën e Presidentit të shtetit. Kjo nuk ndodhi në dy gjuhët zyrtare. Ai këtë e përkrahu dhe që në fillim dha mesazhin më të papritur: Demokracia konsensuale në ushtrimin e funksionit tim do jetë selektive, apo e papërfillshme.