Blog

Artan Gjyzel Hasani: Po liria e shprehjes, o servilë të neveritshem të OSBE?

"Është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë."

Kjo është pjesë nga deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Pse qenka akt i shëmtuar t'i thuash dikujt "Turp të kesh!"? Sidomos dikujt që e meriton plotësisht...

Qëkur qenka subjekt prokurorie e shkruajtura mbi mur?

Qëkur qenka akt i dënueshëm të shkruarit e murit të një hyrje pallati?

Po liria e shprehjes?

Cilin nen të kodit penal kanë shkelur ata të rinj?

Po Edi Rama volli vrer publikisht kundër Donald Trump, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, numrit NJË të planetit, (dhe jo dava nëpunësi karagjoz të një organizate si OSBE) dhe nuk e mori as prokuroria e as gjykata në shqyrtim, sepse nuk kishte arsye ligjore.

Servilë të neveritshëm! E di fort mirë që ju do i tradhëtoni edhe protestuesit dhe sakrificën e tyre epike për muaj me radhë sapo t'ju vërshëllejnë edhe një herë ndërkombëtarët!

Prandaj nuk bën hajër ai vend se e gjithë kupola e klasës politike është prostitutë e ndërkombëtarëve!

E çuditemi se si i blen George Soros krejt politikanët shqiptarë. Ju u dhjetë nga një Bochardt dhe ca ambasadorë papagaj...

Nga cilët u distancuat? Nga protestuesit tuaj? Nga fjala e lirë e protestuesve tuaj? As dogjën e as shkatërruan ata të rinj. Përdorën fjalën e lirë si armë universale proteste në një botë të lirë!

SHAME ON YOU!