Blog

Parelelizma mes një realiteti që drejton dhe një që vret-Nga Ilir Levonja

The source of photo: Internet
Nga: Ilir Levonja

1) Heinz Christian Strache është zëvendës kancelar i Austrisë, ose zëvendës kryeministri siç i themi ne. Mediat e vendit publikuan një video ku sipas së cilës ai kërkonte favore një pinjolleje oligarku nga Rusia, për blerjen e një gazete politikat së cilës do e ndihmonin atë gjatë fushatës. Në këmbim ai do t’i ofronte tendera dhe favore të tjera sapo të vinte në pushtet. E gjitha është një histori e vjetër ose para fushatës së vitit 2017 kur Strache ishte në opozitë bashkë me liderin e ri të qendrës së djathtë, kancelarin aktual Sebastian Kurz. Por që u bë publike tani. 

2) Heinz Christian Strache dha menjëherë dorëheqjen, e bëri këtë publikisht. Me disa pretendime mbi kundërshtarët politikë, por e bëri. Po kështu mbas tij edhe kryeministri çoi vendin në zgjedhje të parakohëshme. Kjo ka domethënien e një dorëheqje gjithashtu. Madje ai deklaroi në media se ia kishte bërë të qartë presidentit pozicionin e tij. Ndërkohë cilësoi se me sinqeritet u them se skandale të tilla korruptive duhet të marrin fund një herë e mirë. 

3) Duhet theksuar se si Sebastian Kurz dhe Heinz Christian Strache, ishin aleatë. Nuk vinë nga e njëjta parti. Aleanca e partive të tyre ishte që parazgjedhore, fituan dhe ndan postet. 
Por gjithësesi vinë nga parti me theks të djathtë. Pra duke lënë mënjanë Strachen, i bie që kryeministri i Austrisë çon vendin në zgjedhje të parakohëshme jo për shkak të një skandali nga ai a vetvetja, a ndonjë politikani të lartë të ardhur nga radhët e partisë së tij. 

4) Po në Shqipërinë tonë? Një pikëpyetje që dhëmb kjo, por edhe që vret. Dhe ndofta këtu qëndron ngërçi që makineria e demokracisë ka mbetur si një traktor kinez në baltrat e zbrazëta të Myzeqesë. Pa bërë përjashtim as e majta dhe as e djathta. 

5) Vetëm tre vitet e fundit janë publikuar kushedi sa video skandale, madje edhe emisione investigative ku gazetarë të huaj kanë arritur të depërtojnë deri brenda vatrave ku luhet pazari i drogës, shitblerjes së votës etj. Janë publikuar lista të gjata përgjimesh ku dëshmohet qartë përfshirja e ministrave, zëvendësave etj., pa përmendur deputetët apo kryetarët vendorë, megjithatë institucioni i dorëheqjes nuk njihet gjëkundi. Dhe me sa duket as ka për t'u njohur!