Blog

Kryeministri vdiq - Nga Rushan Xhaferi

Në këtë 30 qershor 2019, Edi Rama ndërroi jetë. Me ndjenja kontradiktore nga ana e popullsisë, kryeministri i fundit në detyrë iku nga kjo botë në mënyrën më tragjike. Rrethanat janë akoma shumë të paqarta, por afër tij u gjendën shumë sende, sa të ndryshme edhe të çuditshme. Midis tyre policia bëri të ditur se gjendeshin 300 stilolapsa si dhe 2000 fletë të bardha; shumë foto të Sali Berishës dhe Ilir Metës pranë një kutie të madhe shkrepsesh; një kopje e Kushtetutës së Shqipërisë e hapur tek neni 92, pika gj dhe një tharëse flokësh.

Sipas hetuesve, mendohet se në vitet e ardhshme politikani kishte ndërmend të përdorte fletushkat për të shprehur talentin e tij (por jo me bojë kësaj here) duke dërguar letra për të bezdisur Lulin e vocër. Imazhet e doktorit dhe të presidentit digjeshin në një kosh, sipas hirit të gjetur i cili kishte të gjitha karakteristikat e fotove të djegura. Tek kopja e Kushtetutës, neni 92, pika gj, ishin rrethuar me të kuqe dhe ishin shkruajtur me dorë fjalët « tradhëtar i ndyrë ». Mendohet që tharësja e flokëve të jetë « arma e krimit ».

Kryeministri mund të ketë përdorur objektin elektrik për ti dhënë fund jetës duke bërë një larje-pastrim mëkatesh, por një mundësi tjetër ekziston sipas hetuesve që tharsja e flokëve ende në punë mund të ketë rënë në vaskën ku kryeministri u gjend pa jetë.

Kryeministri lë jetim Elisa Spiropalin, Erjon Braçen, Lorenc Vangjelin, por jo Baton Haxhiun i cili po pret me padurim se kush do te jetë personi më me pushtet të cilin ta mbështesë sa më parë. 

Spiropali në një fjalim rrënqethës tha se Skënderbeu si rilindi (apo rilindas) ashtu edhe vdiq për së dyti. Blendi Fevziu deklaroi se emisioni “Opinion” nuk kishte më asnjë arsye të ekzistonte. Sali Berisha dhe Ilir Meta thanë se do të donin të kontribuonin në shoqërimin e arkivolit, por për fat të keq ndodheshin jashtë shtetit.

Miliona Shqiptarë do të kishin dashur të asistonin në varrim, por ideja që për të pështyrë në një trup pa jetë duhet të mbash një rradhë pa fund u duket pak e tepruar sidomos kur janë duke mos bërë asgjë dhe e bëjnë shumë mirë.

Mendohet se fjala e fundit e piktorit ishte KAZAN e shkruajtur në një telajo ku nga analizat e policisë shkencore konkordon me çastine tij të vdekjes.

Më në fund, dheu mbuloi baltën!

Lamtumirë plehrë!

Pasioni i tij piktura humbi Pikason!

Skënderbeu nuk mund të ringjallet më!

Spiropalit i ka humbur gjuha!

Fevziu nuk ka më emission!

E zeza Shqiperi!