Blog

Malavita akuzon Malajn - Nga Ylli Dylgjeri

Sërish akuza politike. Sërisht akuza për mbajtje anësie! Sërisht persekutim në vitin 2019. Sërish mllef e vrer në radhët e nacional-siçilisteve, që tashmë, i kanë Raportet mal nga institucionet me prestigjioze ndërkombetare.

I kanë për të gjithe të zezat e kësaj bote dhe në fund formulojnë tinëzisht, për koleget, akuzën: Anësi!

E kalova përpara tre muajve edhe unë këtë akuze qerashake zoti Malaj.

Ku është anësia, i pyeti avokati?

Asnjë përgjigje nga pala akuzuese.

Ku është anësia po pyes sërish, tha ai?

Prapë heshtje e mërmëritje ndrikullash.

Atëhere avokati shpertheu jashtë formatit te tij: Ku eshte anësia te Kaka, apo te Caka, o shqiptar!

Por e kotë ... është e njëjta gjuhë. E njëjta përgjigje. E njëjta injorancë e eprorëve të tredhur apo të tharë nga ligësia. Të vjen ndot të debatosh më tej. Të vjen ndot kur dëgjon sot edhe zv. kryeministrin që thotë sot “ne nuk do i lëvizim nga administrata ata me qëndrime të kundërta politike!”

Po ku late anë ju o të paudhë? Byreku juaj u perla nga ju rrumbullak.

Malavita sot po akuzon prapë Malajn!

Të njëjtët aktorë akuzojnë! Po kë po akuzojnë? Mua? Ty? Atë, Ato...? Akuzojnë edhe pa gjykata!

Por cilat janë akuzat për Malajn?

Javë më parë ai u përfshi në një debat shumë të fortë me kryebashkiakun Veliaj. Në daljet publike ai e sulmonte Veliajn për punët në Tiranë. “Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Rritja e arrogancës fillon nga Bashkia e Tiranës. Kam kundërshtuar moslejimin e shitësve në rrugë. Nuk po flas për qumështin, por si mund të sillesh me arrogancë për atë që nxjerr dy tufa presh, një arkë domate, disa qepë për të blerë një palë këpucë, për të dërguar djalin në shkollë apo për të shkuar diku. Ne qeverisim me gjoba, jo me zemër. Dhe pastaj harxhon mijëra orë në TV duke mbjellë pemë për të përmirësuar imazhin. I gatshëm të përballem me Veliajn për këto çështje. Nuk kthehem në politikë nëpërmjet kësaj PS-je. PS e vërtetë janë njerëzit e thjeshtë, jo ato që vodhën pushtetin”, shprehej Malaj.

Ja, këto janë akuzat. Këta janë edhe akuzatorët, që nuk lanë tender në këmbë, që nuk lanë PPP-i pa ngrënë me dhëmbë, që nuk lanë mal e fushë pa mbjellë me kanabis, qe s'lanë kurvë pa shitur e trafikuar, qe s'lanë kushërinj pa punësuar, që s’lanë banditë pa rekrutuar, qe s'lanë kuti pa trazuar.

Ne fund: ik, ti ke anësi!

Ptuuu! Racë bastarde!