Blog

Taksa e rrugës së Kombit pasuron tradhtarët - Nga Ardian Muhaj

Tashmë të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se vendosja e taksës në Rrugën e Kombit është hajni e qartë dhe harbutëri e kulluar e mafies politike. Për më tepër vendosja e saj është e urdhëruar politikisht nga Beogradi vetë. Prandaj sot nuk duhet diskutuar për çmimin e lartë të taksës por heqjen e plotë të saj dhe garantimin me ligj që edhe 200 vite të tjera asnjë qeveri të mos guxojë më vendosë asnji taksë në atë rrugë. Taksa e rrugës së Kombit dobëson e varfëron shqiptarët dhe forcon e pasuron tradhtarët!