Kolumnist

Duajeni atdhenë si shqiptarët Amerikën!

Nga: Çapajev Gjokutaj

Me osmanët duket se s'ia kemi kaluar fort keq. 28 sadrazemë (kryeministra) dhe 36 vezirë (ministra) me origjinë shqiptare.

Në vitet 1950 ishim populli më prosovjetik i bllokut lindor. Sot cilësohemi si populli më proamerikan i globit.

Ka disa tentativa për të shpjeguar dashuritë tona të përsëritura ndaj të fuqishmve.

Një shpjegim sublimues thotë: jemi popull me shpirt të madh, të etur për aventura dhe liri. Kjo etje nuk mund të shuhet brenda kufijve të një vendi të vogël e të copëtuar, kërkon hapësira perandorake.

Ka edhe një shpjegim stigmatizues. Jemi popull foshnjor. Dhe si gjithë fëmijët, kemi nevojë për një të madh, një figurë që të luajë rolin e atit dhe të na krijojë idenë e mbrojtjes dhe sigurisë.

Një qëndrim i tretë, kontekstual, thotë se kemi të bëjmë me tri dukuri të ngjashme në sipërfaqe, por krejt të ndryshme në përmbajtje. Ndaj nuk mund të futen në një kallëp e të kenë të njëjtat burime.

Por mbase më shumë se të gjitha shpjegimet peshon aforizmi ala Shvejk: Duajeni atdhenë si shqiptarët Amerikën.

Tagged under Çapajev Gjokutaj