Kolumnist

Heqja e Edi Ramës si detyrim atdhetar - Nga Artan Gjyzel Hasani

Një analize pa fevzinj & co.

“Uroj që kujt vetë ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm”.

Këto janë fjalët e Edi Ramës ndërsa zhvillohej protesta e radhës e opozitës.

Fjalë që në thelb janë akoma më domethënëse se rrahja dhe arrestimi i sekretarit organizativ të PD-së apo zjarri te dera e Kryeministrisë.

Fjalë që janë artikuluar ditët e fundit edhe nga tellallët e Rames, Spiropali, Braçe dhe Balla...

Edi Rama bën dy pohime të drejtpërdrejtë:

1- Nga protesta e Opozitës humbet veç Shqipëria

2- Nga protesta e Opozitës nuk pëson asgjë Qeveria

Pra, sipas Ramës, nëse Opozita nuk proteston, Shqipëria nuk humbet, por i hapen negociatat (thembra e Akilit e momentit për Ramën dhe regjimin e tij).

Por Opozita nuk do të protestonte vetëm në një rast: Kur Rama jep dorëheqjen dhe vendin e drejton një qeveri tjetër kredibël dhe socialiste, me një kryeministër tjetër socialist

Nëse Rama jep dorëheqjen, Shqipëria nuk humbet e nuk pëson të këqijat që po i vijnë nga protesta. Rama e di këtë, por nuk jep dorëheqjen.

Pra në djall Shqipëria, unë nuk jap dorëheqjen - shprehet mes rreshtave Rama.

Një burrë shteti do ishte dorëhequr në çast kur nga ajo dorëheqje varej fati i Atdheut në një moment kaq delikat si hapja e negociatave.

Por Rama nuk është burrë shteti, por thjeshtë një njeri që për karrigen e tij djeg Shqipërinë.

Një i mençur do e jepte dorëheqjen, dhe do ngelej në histori si burrë shteti, madje deri në atë masë sa të fitonte simpatinë e kundërshtarëve politikë, gjë që mund t’i mundësonte edhe një fitore në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme partisë që drejton.

Eshtë i trashë apo peng i oligarkëve të krimit këtë do e tregoje shumë shpejt koha.

Rëndësi ka që Rama u pohon qartë dhe hapur shqiptarëve që Pushteti i tij është më i rëndësishëm se Shqipëria!

Që këtej rrëzimi i tij nuk është çështje opozitare, por mirëfilli atdhetare.

Sepse ai e ka në dorë të përmbushë kërkesën e vetme të protestuesve (qoftë edhe si sakrificë, edhe si diçka e padrejtë që i kërkohet, dhe t’i shërbejë Shqipërisë për të shmangur moshapjen e negociatave - këtë gangrenë të Shqipërisë. Por Rama nuk e bën!

Pohimi i dytë tregon që Rama ka vendosur të mbroje regjimin dhe karrigen e tij me çdo kusht e çmim, me gazlotsjellës, zjarr e me hekur. Dhe këtë e ka dëshmuar dhe e dëshmon me shtetin policor që ka krijuar. Policët janë garancia e vetme e tij, si në të gjitha rastet e regjimeve të ngjashme të korruptuara deri në palcë. Oligarkët e majmur nga regjimi i Ramës do ta braktisin Ramën sapo të bëhet e qartë që peshorja anon nga Opozita.

Dhe atëhere vërtet, mjerë Rama!