Kolumnist

Mihali, fytyra e vërtetë e pushtetit - Nga Ylli Dylgjeri

Ishte viti 2003. Një ftesë e ardhur nga Interpoli na ftonte në Kongresin e radhës në Kamerun të Afrikës. Udhëtimi do të kalonte përmes disa tranziteve. Avioni ndaloi fillimisht në Vienë, e më tej në Guinea Bissao, Douala, e në fund në kryeqytetin e Kamerunit, Yaounde.

Në këtë udhëtim na u desh të përshkojmë me makinë edhe rrugën nga aeroporti për në kryeqytetin Yaunde. Rruga kalonte përmes një xhungle të populluar kryesisht nga majmunët. Shoqëruesit na treguan që te kjo pjesë e rrugës duhej të ecnim ngadalë sepse ndodheshim në shtëpinë e kafshëve të xhunglës. Dhe kështu u bë.

Përshkuam rrugën përmes xhunglës nën adrelaninën që na imponoi bota shtazore. Nuk vonoi shumë dhe u gjendëm nën shoqërinë e majmunëve shimpaze. Kërcenin mbi pemë, rrugë dhe makinë, luanin e përdridheshin në qefin e tyre. Ne kishim hyre tashmë në habitatin e tyre. Vetëm xhami i makinës na ndante me të "parët tanë".

Por, veç frikës së parë, nuk na ndodhi kurgjë. Majmunët nuk na kërcënuan, nuk thyen xhamin e makinës e nuk u çorrën e u gjakosën pse u shkelëm pronën... edhe pse ishin majmunë.

Mu kujtua kjo histori pas ngjarjes "Lajm" me "Mihalin e famshëm" të Porto Palermos. E si për krahasim, do të thoja se edhe Mihalit, çifti i turistëve spanjollë i kishte hyre në habitatin e tij.

Por le të ndalemi pak te Mihali njeri.

Në ato pamje që tashmë janë trasmetuar në mbarë median shqiptare dhe atë botërore, pamë Mihalin përballë një pasaniku mediatik europian.

Ç'na tregoi sërish kjo përballje?

  1. Pushteti kundër zhvillimit.

Kështu sillen sot pushtetarët dhe administrata servile, me këtë lloj paraqitje grabitqare e harbutërie me investitoret e huaj dhe biznesin në tëresi. Prandaj nuk ka ende investime serioze vendi. (Le të kujtojmë edhe rrahjen e investitorit libanez që pasi e rrahën, ja vodhën edhe tokën në Gjirin e Lalzit)

  1. Pushtet bazuar vetëm në propagandë

Si Mihali që gënjen turistin me pamjen e bukur të lokalit dhe ambientin përreth por e shkel me këmbë me sjelljen dhe shërbimin, ashtu edhe pushteti vetëm zbukuron dukjen përballë popullit pa i ofruar asnjë shërbim e mbështetje.

  1. Pushteti që varfëron

Si Mihali që të këpuste kokën me çmimet e të prishte buxhetin e pushimeve, pushteti të këput kokën me taksat e konçesionet.

  1. Pushtet diktatorial dhe i dhunshëm

Mihali tërbohej me çdo klient që guxonte të kërkonte të drejtën e vet dhe i kthehej me dhunë, sepse nuk prekej as nga organet fiskale, as policore, megjithëse gjithçka e kish pa leje! Edhe pushteti i sotëm këtë dhunë ushtron mbi çdo qytetar apo biznes të pa mbrojtur apo që ngre kokën për të kërkuar të drejtën.

  1. Mihali pjesë e rrjetit

Mihali pasi të kërcënonte me menu e fatura, e merrte vetë i pari në telefon policinë ashtu si edhe pushteti që kërcënon çdo subjekt me polici.

Në fund:

Pushtetit nuk ja mbante ti kundërvihej Mihalit se Mihali pasqyron fytyren e vertetë të pushtetit.