Urtësi

Demokracia e keqpërdorur dhe mendimi i Sokratit

Që para më shumë se 2 mijë vjetësh, filozofi grek Sokrati, ka parashikuar, se ç’do ndodhë me demokracinë.

Sipas tij, demokracia do të vuajë ose dështojë për shkak se ajo bën përpjekje për t’u shërbyer të gjithëve.

Të varfërit do të kërkojnë nga pjesa e të pasurve. E demokracia do t’ua jap atë.

Të rinjtë do të dëshirojnë të bëhen të respektuar si të vjetrit, gratë do të dëshirojnë të bëhen si burrat, e burrat si gra, të huajt do të kërkojnë të drejtat e vendasve. E demokracia do t’ua jap ato.

Hajdutët dhe mashtruesit do të kërkojnë funksione të rëndësishme të shtetit. E demokracia do t’ua jap ato.

Dhe kur hajdutët dhe mashtruesit ta marrin pushtetin, në mënyrë demokratike, do të pasojë një tirani edhe më e keqe se ajo e kohës së monarkive ose oligarkive.

A nuk ju duket se ka patur të drejtë Sokrati?

Tagged under Sokrati demokracia