Kështu ka thënë Shopenhaueri!
Jetojmë në kohën e dukjes, ku njerëzit më shumë përpiqen për t'u dukur bukur e të fuqishëm për sytë e botës sesa për vete. Sokrati, kur gjendej para luksit thërriste: “Oh sa sende për të cilat nuk kam nevojë”, ndërsa sot njerëzit vrapojnë e bëhen copash për pakëz luks qoftë edhe fals në Instagram. Ose kështu ka qenë shoqëria me kohë, përderisa edhe Shopenhauri ka dhënë disa këshilla për jetën, prej nga kemi zgjedhur 3 prej tyre.
- Ajo që quhet “le monde”, shoqëria, është një spektakël i mjerë, një opera e tmerrshme pa kuptim, që e mban veten me zor nëpërmjet kostumeve, skenave dhe instrumenteve.
- Për të gjykuar se sa e madhe është lumturia e një individi duhet të pyesim jo se çfarë e gëzon por se çfarë e trishton. Sa më boshe të jenë arsyet e vuajtjeve të tij aq më i lumtur është ai.
- Midis formave më të rënda dhe më të zakonshme të marrëzisë, vendin e parë e zë hartimi i projekteve të mëdha për të ardhmen. Duke vepruar kështu mendojmë se do shijojmë jetën dhe na ikën koha ndërkohë pa shijuar të tashmen.
©Flasshqip.ca