Urtësi

Mësimi që ish-kryeministri shqiptar i dha Sulltan Sulejmanit

Nji ditë Sulltan Sulejmani i Parë, apo i Madhërishmi siç njihej në Europë shkoi të bisedonte me ish-kryeministrin, shqiptarin Lutfi Pasha. Sulltani e pyeti Lutfi Pashën që ishte një nga dijetarët më të njohur të kohës, se si kishte mundësi që tani që ishte kryeministër Rrustem Pasha, (për kuriozitet serb i Bosnjës), thesari ishte plot, kurse në kohën e kryeministrimit të Lutfiut, thesari shtetëror nuk kishte qenë asnjëherë aq plot.

Luftiu iu përgjigj Sulltanit se "Në kohën kur isha unë kryeministër fshatarët kishin nga 4 apo 5 pendë qé për të punuar tokat e tyre. Tani me zor i mbajnë dy pendë qé, sepse u duhet të paguajnë taksa shtesë për të mbushur thesarin e shtetit. Prandaj, o Sulltan i Madhërishëm, pasuria e vërtetë e shtetit nuk është thesari, por janë nënshtetasit. Nëse shteti varfëron qytetarët e vet, nuk do shkojë gjatë dhe do boshatiset edhe thesari...!”

 

Marrë nga profili në Facebook i historianit Ardian Muhaj