Urtësi

Kështu foli Niçja

Fridrih Niçe filozofi i shquar gjerman konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale. Po rendisim disa prej tyre, të cilat shpesh herë ndodh të përdoren edhe në jetën e përditshme apo fjalimet publike.

  • Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën, sepse nuk duan që t’u shkatërrohen iluzionet e tyre.
  • Ti ke rrugën tënde. Unë kam rrugën time. Sa për rrugën e drejtë, rrugën e duhur, dhe rrugën e vetme, ajo nuk ekziston.
  • Pa muzikë, jeta do të ishte një gabim.
  • Njerëzit kërkojnë liri vetëm kur nuk kanë pushtet.
  • Nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e miqësisë, që i bën martesat të palumtura.
  • Gjithmonë ka nga pak çmenduri në dashuri. Dhe gjithmonë ka nga pak arsye në çmenduri.
  • Në parajsë, të gjithë njerëzit interesantë mungojnë.
  • Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë.
  • Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më.
  • Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme.
  • Arma më e mirë kundër një armiku është një tjetër armik.
  • Avantazhi i një kujtese të keqe është se mund të shijosh disa herë të njëjtën të mirë si për herën e parë.
  • Nuk vritet me zemërim, por me buzëqeshje.
  • Në dashurinë e vërtetë është shpirti që përqafon trupin.
  • Nëqoftëse të gjitha lëmoshat do të jepeshin për mëshirë, të gjithë të uriturit do vdisnin urie. Shpërndarja me e madhe e lëmoshave ndodh për shkak të frikës.
  • Gjithçkaje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën.
  • Ai që pranon gabimin, tregon se sot është më i mirë se dje.
  • Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq.
  • Ne duam jetën, jo ngaqë jemi bërë për të jetuar, por sepse jemi bërë për të dashur.
  • Njeriu ka nevojë për pjesën më të keqe brenda vetes që të arrije te pjesa më e mirë.