Stil & Jetë

10 shenjat që tregojnë se keni qëlluar në shenjë në martesë

1. Ai ju thotë “Të dua”

Ka njerëz që mezi i shprehin ndjenjat e tyre. Nëse partneri ju thotë vazhdimisht Të dua, ju keni qëlluar në shenjë.  

  1. Ai do mamanë e tij

Mënyrën se si një djalë trajton nënën e tij është nëj shenjë se si do e trajtojë gruan në të ardhmen. Duke respektuar mamanë domethënë që do t’i respektojë edhe  gratë e tjera në jetën e tij.

  1. Ai flirton me ju

Me kalimin e viteve magjia dhe romanca bien. Nëse je me fat dhe ke gjetur një burrë të mirë, ai do të flirtojë me ju siç bënte në takimet e para. Ai e bën këtë për të treguar se sa i vëmendshëm është ndaj jush dhe sa tërheqëse jeni ju për atë ende.

  1. Të vë ty në plan të parë

Një burrë i mirë vë në plan të parë marrëdhënien bashkëshortore. Nëse burri juaj vë nevojat e tua mbi gjithçka, ju jeni e bekuar.

  1. Ai i bën gjërat e mërzitshme të duken të këndshme

Edhe kur jeni duke larë enët, mund t’ju duket sikur po bëni gjënë më të lezetshme në botë sepse keni burrin më të mirë pranë.

  1. Ai do që ju të plotësoni ëndrrat

Kur dikush ju do me të vërtetë, ai dëshiron lumturinë tuaj. Një burrë i mrekullueshëm gjithmonë e shtyn gruan e tij të arrijë e të realizojë ëndrrat.

  1. Ai ju “ngre peshë”

Jo gjithmonë jeta ecën vaj, por me partnerin e duhur edhe në ditët më depresive ai kurrë nuk do t’ju lërë të bini poshtë.

  1. Ai punon fort

Nëse keni goditur në shenjë me martesën tuaj, do të thotë se keni një burrë punëtor që do bëjë gjithçka vetëm për të patur një jetë fantastike së bashku.

  1. Ai ju bën surpriza

Pavarësisht viteve që kalojnë, bashkëshorti juaj do të gjejë gjithmonë mënyrat për t’ju surprizuar, për të treguar se sa shumë ju do.

  1. Ai ju bën komplimente

Në një marrëdhënie të shëndetshme, të dy partnerët e mbështesin njëri-tjetrin. Bashkëshorti do t’ju komplimentojë për të të kënaqur egon dhe që t’ju bëjë të ndiheni e shkëlqyer në gjithçka. Ai vërtet e beson se ka në krahë gruan më fantastike në botë.

Burimi: www.apost.com

Tagged under Stil jete