Stil & Jetë

Ngjyrat e Krishtlindjes

Disa ngjyra janë lidhur tradicionalisht me Krishtlindjen. E kuqja, jeshilja dhe e arta. Pse i përdorim këto ngjyra në dekorime apo veshje dhe çfarë përfaqësojnë ato?

Shumica e ngjyrave dhe kuptimet e tyre e kanë origjinën nga Europa perëndimore dhe veriore, atje ku dita e Krishtlindjes është në mes të dimrit, pikërisht në kohë të ftohtë dhe errësirë.

Jeshilja

Bimët jeshile janë përdorur për mijëra vjet për të dekoruar dhe për t’i dhënë dritë shtëpive gjatë dimrit të gjatë e të errët. Ato gjithashtu u kujtojnë njerëzve se dimri nuk do të zgjasë përgjithmonë. Romakët shkëmbenin degë bimësh jeshile në shenjë të fatit të mirë. Egjiptianët e lashtë mbanin në shtëpi degë palme gjatë festivaleve të dimrit.

Në shumë zona të Evropës gjatë periudhës së mesjetës, organizoheshin shfaqje me tema biblike në prag të Krishtlindjes, për njerëzit që nuk dinin të lexonin. Shfaqja dekorohej me Pemën e Parajsës në kopshtin e Edenit, e cila ishte një pishë, së cilës i vareshin mollë të kuqe.

E kuqja

Siç e thamë më sipër, përdorimi i hershëm i të kuqes ishin mollët e varura në pemën e Parajsës. Por e kuqja është edhe ngjyra e manaferrave që përfaqësojnë gjakun e Krishtit kur vdiq në kryq.

E kuqja është gjithashtu ngjyra e rrobave të Peshkopëve. Këto do të jenë veshur nga Shën Nikolla dhe pastaj u bënë edhe uniforma e Santa-s!

E arta

Ngjyra e artë ose florinjtë është ngjyra e diellit dhe dritës, të dyja të rëndësishme në dimrin e errët. Dhe bashkë me të kuqen janë ngjyrat e zjarrit që na mban ngrohtë. Floriri ishte gjithashtu një nga dhuratat që iu soll nga një i mençur Jezusit ditën e lindjes dhe tradicionalisht është ngjyra që përdoret për të treguar yllin që burri i mençur ndoqi për të gjetur rrugën.

©FlasShqip