Stil & Jetë

Jetë të patrazuara - Nga Albana M. Lifschin

Dy muaj pasi ndërruam shtëpinë, im shoq më tha:

-Tani që u sistemuam duhet të fillojme të shkojmë në palester. Sëpaku, një ditë po, një ditë jo.

Tunda koken në shenje pohimi pa qene fort e sigurtë.

Gjithesesi, kur hymë ne sallën e madhe vura re që kishte plot nga mosha jonë, madje edhe më të vjetër. Ushtrimet ishin të larmishme dhe lëvizjet shpesh shoqëroheshin me muzike te hareshme sportive. Kjo me defrente. Instruktoret nderroheshin çdo dite. Ishin te gjitha të reja. Dukej sikur çdo gjë këtu ishte kundër monotonisë. Mirëpo një të enjte sikur m’u prishi disi humori.

- Qëndroni mbi këmbën e majtë dhe këmbën tjeter përthyeni dhe mbeshteteni tek pulpa e saj. Instruktorja na ndiqte me sy.

Pensionistet po ndiqnin udhëzimet duke u përpjekur të mbanin ekuilibrin mbi një këmbë. Në njërin krah kisha tim shoq dhe në tjetrin Xhoanën, qe ishte me e madhe se ne ne moshe. Të dy po mundoheshin të benin figurinën trekendeshe të Flamingos me nje kembe te mbledhur lart. Po jo, o të keqen! Nuk qëndroj dot me një kembë unë, si lejleku! S’e kam bërë këtë provë ne rini, e jo tani! Uh!

Të nesërmen në mengjes i thashe tim shoqi qe atë dite do te rrija ne shtepi, "derisa të mbaroni punë me flamingon, ju". S’më kishte dale akoma sikleti i një dite më parë. Dhe papritur me shkrepi ideja që une mund të mungoja ndonjëherë edhe pa ndonje arsye të arsyeshme. Në fund të fundit, nuk doja të më dukej palestra si punë e detyruar. Çudi e madhe me mua! Njëlloj si dikur, kur isha nxënëse shkolle!

Ato dite im shoq kur kthehej në shtëpi më thoshte:

“Më pyeti Xhoana per ty” ose “Edhe sot me pyeti Xhoana për ty!”

-Vërtet? Po ftoje për një kafe këtu në shtepi, pas palestrës.

Një herë tjetër më tha:

-Të bën të fala Xhoana, më pyeti se mos je sëmurë që s’ke ardhur këto kohe.

U ktheva në palester më shumë për Xhoanën. Asaj i shkelqyen syte e më përqafoi. Më erdhi mirë nga ai përqafim i sinqertë. M’u duk e afert ajo grua topolake që me ngjante shume me mamane e Ray Romanos (“Everybody loves Raymon”). Në një pushim 10 minutësh hyjmë në bisedë si asnjëherë.

-Xhoanë, ti nuk mungon asnjëherë në palestër?

-Jooooo… bëri ajo.

-Sa mirë! Kjo do të thotë që nuk sëmuresh .

Po e kundroja me admirim. “ Kjo është me e madhe se une në moshe dhe s’i shkon mendja të mungojë as edhe një dite”.

Në mbarim të mësimit, kur po ndaheshim për të hyre në makinat tona, Xhoana më tha diçka që më la pa gojë.

-Unë edhe kur nuk ndihem mirë, vij në palester, Albana. Po fillova të rri në shtepi familja do të mendoje se jam e sëmure dhe s'jam në gjendje të kujdesem as për veten time , dhe… kam frikë se më çojnë atje…

-Atje?!

E kishte fjalën për Shtëpine e pleqve!

* * *

Pas këtij “sekreti” tronditës të Xhoanës, fillova të shikoj me vëmendje jetën e “pleqve” amerikanë përreth meje.

Në qendrën tregëtare vija re gra të moshës 70 vjeç që ende punonin tetë orë në këmbe çdo ditë tek rregjistronin mallin që blinin qytetaret, i fusnin në qeset plastike dhe i rreshtonin për ta në karrocën e ushqimeve. Të prisnin me buzëgaz dhe të përcillnin po ashtu.

Më mbeteshin sytë tek portretet e tyre. Për dhjetë a pesëmbëdhjete vjet edhe unë do të arrija moshën e tyre… “O Zot si është e mundur që akoma punojnë? Ja, kjo grua duhet të jetë tek të tetëdhjetat. Pse nuk del në pension?”

Para disa vjetësh kur jepja mësim, kishim një kolege amerikane që edhe ajo ishte po aq e vjetër dhe vazhdonte të vinte në pune. “Nuk kam ç’të bëj në shtepi dhe veç kësaj, nuk do më dilnin te ardhurat nga SS#. Jeta vazhdon njëlloj dhe mua tashmë më janë shtuar ilaçet.

Një ditë po ndiqja një program televiziv lidhur me jetën e të moshuarve në Nursing home. Gazetarja fliste në tërësi dhe pastaj u përqëndrua tek historia e dy grave të moshuara, mikesha që në rinine e tyre. Në fillim bijtë, nipërit e mbesat u vinin e i shikonin në fundjave. Pastaj vizitat e familjes dhe të afermeve filluan të rralloheshin. Një ditë njera prej tyre vdiq papritur duke e lënë mikeshen e saj vetëm.

-A ke dëshirë të kthehesh në shtepi tek djali? e pyeti reporterja. Ajo fillimisht dha një përgjigje që ishte një nakatosje e fjales “po” dhe “jo”. Pastaj tha:

-Unë u mësova tashmë këtu. U bënë disa vjet. Por dhe njerëzit e familjes sime gjithashtu jane mësuar pa mua. Ndaj më mirë le të mbeten gjërat kështu siç jane, pa trazuar jetet e tyre dhe timen.

M’u duk se shikoja një skenë akulli.

Tetor, 2018 - Charlotte, NC

(Marrë nga shënimet)