Stil & Jetë

Ju kanë treguar gjyshet për tersin e maces së zezë dhe të tjera si kjo??

E dini se në krahina të ndryshme të Shqipërisë qarkullojnë disa bestytni që janë përcjellë brez pas brezi deri ditët tona. Ja disa prej tyre:

  1. Ditën që mbush vitin, fëmijës i venë përpara një sini me plot gjëra: qese me të holla, çelsa, libër, kalem, gërshërë etj... sende që u përkasin disa zanateve të caktuara.  Kur është vajzë i vënë përpara pe dhe gjilpërë, furkë e bosht, libër e kalem etj. Graria besojnë se atë send që do të kapë me dorë fëmija, atë profesion do të marrë kur të rritet.
  2. Duhet spërkatur me ujë vendi ku fëmija qëndron më këmbë për herë të parë, me besim se siç lëviz ujët pa pushim, ashtu do të bëhet edhe fëmija kur spërkatet vëndi.
  3. Kur një fëmijë nuk ngrihej në këmbë ose nuk ecte me këmbët e veta deri në 3 vjeç, i lyenin shputat e këmbëve, e gjunjët me djersën e tepsisë, që mbetet kur piqet buka e ngrohtë. Kjo lyerje bëhej hënarritur e me qëllim që fëmija të ngrihet shpejt.
  4. Kur një fëmijë, i porsangritur më këmbë merr fshesën dhe fshin në dhomë, besohet se atë ditë do të vijë medoemos mik në atë familje.
  5. Fëmijës nuk i duhet dhënë zemër kafshe e shpeze kurrë, se bëhet njeri pa zemër, i plogët e pa guxim.
  6. Kur njeriu ka dy kurorëza çift në majë të kokës, do të martohet dy herë.
  7. Në qoftë se dikush të gjen duke ngrënë bukë, të do shumë vjehrra.
  8. Kur të kruhet dora e majtë, do të marrësh lekë, kur të
    kruhet e djathta do të japësh lekë..
  9. Kur thyen një gotë ose një filxhan, prit një të mirë.
  10. Kur të hanë hundët, zihesh me dikë ose mërzitesh.
  11. Kur natën të duket se të kërcet shtëpia, ke mbarësi.
  12. Ai që e ha kripën shumë, do edhe gruan shumë.
  13. Kur kukuvajka këndon në një pemë afër shtëpisë, aty do të ketë fatkeqësi.
  14. Në qoftë se të zë lemza në bukë, dikush të përflet
  15. Macja e zezë që të pret rrugën ndjell tersllëk.
  16. Qeni që angullin natën parandien fatkeqësi në familje.
  17. Kur para se të hysh në shtëpi të re fut një mace brenda, ajo të merr të këqiat e shtëpisë.
  18. Kur hyn në dhomë dhe të ngec xhaketa në dorezë të derës ose në një gozhdë, ke para borxh.

 

Bestytnitë nuk mbarojnë me kaq. Ka plot të tjera. Ju kujtohet ndonjë nga vendi juaj i origjinës?

©Flasshqip.ca