Stil & Jetë

Të kesh apo të dish?!

Kultura e shoqërisë së sotme është e orientuar drejt konsumimit. Mediat të mësojnë t’i duash dhe lakmosh veshjet, makinat që sheh në TV apo orët zvicerane dhe stolitë e çmueshme që sheh në website. E prapë studimet tregojnë se njerëzit që janë materialistë kanë prirje të jenë më pak të lumtur se sa ata që nuk janë. Me fjalë tjera, nëse dëshiron të jesh i (e) kënaqur, duhet të posedosh – dhe të duash – më pak Gjëra.

Zakonisht, ndërsa rriten të ardhurat e tua, stili yt i jetës rritet me to. Kur shefi yt të jep rritje të rrogës, ti dëshiron ta shpërblesh veten (e meriton!), prandaj shpenzon më shumë. Të gjitha këto Gjëra të reja të kushtojnë para për t’i blerë, për t’i lënë diku, dhe për t’i mirëmbajtur. Gradualisht, stili yt i jetës bëhet më i shtrenjtë prandaj duhet të punosh më fort për të fituar më shumë. Ti mendon se po të fitoje edhe një ngritje tjetër të rrogës, atëherë do të kishe Mjaft. Por sipas të gjitha gjasave, do ta përsëritje procesin duke shpenzuar edhe më shumë.

Psikologët këtë rreth vicioz e quajnë “rrotullamja hedonike”, ose siç mund të njihet ndryshe me emrin “vrapimi i miut”. Njerëzit në rutinën hedonike mendojnë se do të ishin të lumtur po të kishin vetëm pak më shumë para. Por kur marrin më shumë para, ata zbulojnë diçka tjetër që e dëshirojnë. Meqë nuk janë kurrë të kënaqur me atë që e kanë, ata nuk mund të kenë kurrë Mjaft.

E kështu do jenë gjithë jetën në vrap e sipër duke humbur shumë më tepër nga jeta që zhvillohet rreth tyre. Mendoni për këtë a ia vlen?

 

©FlasShqip.ca