Stil & Jetë

Çajrat që nuk duhet të pini

Për njerëzit që preferojnë të ulen shpesh bareve, si variant për të kaluar kohën e lirë apo për të biseduar me miq, çaji është një nga porositë më të shpeshta pas ujit dhe kafesë. Për më tepër që çaji është një pije ekonomike.

Por çfarë çajrash ofrohen në lokalet shqiptare? Çajrat që kushtojnë pak janë ato që serviren të paketuar në zarfe letrash të vegjël, që ne shqiptarët i themi italiançe “Bustina”.

Shumica e markave të çajrave të tilla me bustina përmbajnë nivele të larta të substancave toksike si fluoridin sintetik dhe pesticidet. Ato nuk janë larë para se të thahen e të paketohen.  

Bima e çajit grumbullon fluorid ndërsa rritet. Kjo do të thotë se gjethet e vjetra përmbajnë më shumë fluorid. Çajrat me cilësi më të ulët dhe çmime më të lira janë bërë shpesh nga gjethet e vjetra që përmbajnë më shumë fluoride sesa gjethet e reja të çajit. Përveç kësaj, këto marka më të lira përdorin gjethe më të vogla të cilat përmbajnë më shumë fluoride.

Një studim i botuar në revistën e Food Research International, zbuloi se firmat e çajrave më të lira përmbajnë fluoride të mjaftueshëm për t’i vënë njerëzit nën rrezikun e shumë sëmundjeve si të dhëmbëve, problemet e veshkave dhe madje edhe kancerin.

Cila është zgjidhja? A duhet të mos pimë më çaj? Natyrisht që jo! Por më mirë pijeni në shtëpi, të bërë vetë me bimë që i keni larë mirë e mirë e i keni tharë për merak. Ndërsa nëpër lokale, nëse nuk ua mban xhepi çajin bio, ose sërish do keni merak, pini vetëm ujë.

 

©FlasShqip.ca