Stil & Jetë

8 këshilla mbi marrëdhëniet me paratë 

  1. Shpenzo në gjërat që të bëjnë më shumë të lumtur. Nuk ka asgjë të keqe t’i blesh gjërat që do t’i përdorësh dhe që do të kënaqesh me to, ky është qëllimi i parave.
  2. Jeto shëndetshëm. Kushdo që ka përjetuar një sëmundje e di saktësisht se sa shkatërruese mund të jetë kjo emocionalisht – dhe financiarisht. Prandaj ha si duhet, ushtrohu, dhe fli mjaftueshëm.
  3. Mos e krahaso veten me të tjerët. Financiarisht, psikologjikisht, dhe në mënyrë sociale, të garosh me të tjerët është grackë. Gjithmonë do të ketë shokë ose të tjerë njerëz që janë më të pasur dhe më të suksesshëm në karrierat e veta se sa ti. Përqendrohu në jetën dhe qëllimet e tua.
  4. Kufizoje ekspozimin ndaj mediave. Mediat sidomos ato elektronike dhe sociale, tentojnë të të bindin se lumturia varet nga gjërat që në të vërtetë nuk të nevojiten dhe nuk t’i mban xhepi. Studimet kanë gjetur se të parit me tepri i TV mund të ndikojë në rritjen e kërkesave të tua materiale më shumë se ç’të duhen për të qenë i (e) lumtur.
  5. Thjeshtëso. Duke e thjeshtësuar jetën tënde dhe duke e zvogëluar sasinë e gjërave që zotëron (apo dëshiron t’i zotërosh), do të kursesh para dhe do të jesh më i (e) lumtur.
  6. Ndihmoji të tjerët. Altruizmi është një nga mënyrat më të mira për ta rritur lumturinë.
  7. Përqafoje rutinën. Në librin “Happier” Tal Ben-Shahar rekomandon të ndërtohen rutina rreth gjërave që të japin kënaqësi: leximi, ecja, lojërat, udhëtime. Meqë mund të jetë vështirë të gjendet kohë për këto aktivitete, ai pohon se ato duhet t’i bëjmë rituale. Nëse të pëlqen biçikletizmi, për shembull, bëje ritual shëtitjen në park çdo mbrëmje.
  8. Ndiq qëllime kuptimplota. Rruga për te pasuria është e shtruar me qëllime, dhe e njëjta është e vërtetë edhe për rrugën për te lumturia. Por që t’ia vlejë një qëllim, ai duhet të jetë i lidhur me vlerat dhe me interesat e tua, duhet t’i shtojë diçka jetës tënde.