Stil & Jetë

Këshilla për ata që udhëtojnë me ilaçe

Nëse je një person që përdor çdo ditë ilaçe, kini parasysh se nëse vendosni të udhëtoni, shkoni te mjeku dhe merrini një letër ku t’ju shkruajë të gjitha shpjegimet se pse ju i përdorni këto ilaçe. Sidomos nëse keni marrë me vete në sasi të mëdha. Kjo letër shoqëruese do t’ju duhet nëse dikush ju kërkon shpjegime për ilaçet në çantë.

Çdo vend ka ligje të ndryshme sa i përket medikamenteve, prandaj është e nevojshme të jeni të përgatitur.

Gjithashtu shpjegimet do të jenë të rëndësishme për dikë që ju gjendet afër gjatë një problemi shëndetësor që mund t’ju ndodhë rrugës. Mirë është të merrni masat.

A udhëtoni me ilaçe me vete? Çfarë këshille do t’i jepnit dikujt që udhëton?