Bukuri

Vlerat e buzëqeshjes!

“Njeriu që nuk di të buzëqeshë nuk duhet të hapë dyqan” thotë një proverb kinez. A e keni menduar ndonjëherë që një buzëqeshje të ndryshon krejt ditën? Kjo sepse buzëqeshja ngjall emocione pozitive tek kushdo. Mësoni vlerat e buzëqeshjes dhe mos u lodhni kurrë me të-–këshillon Dale Carnegie te libri "Miq dhe pushtet"

  • Buzëqeshja nuk na kushton asgjë, por përkundrazi ajo veç prodhon
  • Pasuron atë që e merr, por nuk varfëron atë që e jep
  • Ndodh për një moment, por efekti i saj ndonjëherë zgjat përjetësisht
  • Askush nuk është aq i pasur sa të mund të jetojë pa të, dhe të varfrit ndihen të pasur kur e marrin
  • Sjell lumturi në jetën familjare, vullnetin e mirë në biznes dhe është simbol i miqësisë
  • Është pushim për të lodhurit, rreze shprese për të zhgënjyerit, ilaçi më i mirë i natyrës kundër dëshpërimit
  • Nuk mund të vidhet, as të blihet dhe as të merret hua, sepse nuk është mall tokësor
  • Nëse në rrëmujën e ditës shikoni dikë që është aq i lodhur, sa nuk mund t’ju japë as një buzëqeshje, ju lutem jepini ju një atij.
  • Ai që nuk ka më buzëqeshje për të dhënë ka nevojë më shumë se kushdo tjetër për të marrë një buzëqeshje!