Për të qeshur

Si e mbrojti doktoraturën lepuri?

Lepuri po shkruante. Kalon dhelpra dhe e pyet:

- Çfarë po shkruan, o lepur?

- Po shkruaj doktoraturën. Rast-studimi i parë "Si lepujt mund të hanë dhelprat".

- Po ky është budallallëk! Kjo qenka doktoraturë që nuk ka shans të zbatohet.

- Hajde për darkë sonte dhe e sheh...

Të nesërmen gjithë pylli shikon lëkurën e dhelprës të varur tek dera e lepurit.

Kalon ujku, e pyet edhe ai dhe përgjigja e lepurit:

- Rasti i dytë studimor "Si lepujt mund të hanë ujqit".

- E dëgjova për dhelprën, po me mua nuk ke shans.

- Hajde për darkë sonte dhe e sheh...

Të nesërmen lëkura e ujkut në krah të dhelprës.

Për të mos e zgjatur kështu vazhdoi historia me rrëqebullin dhe ariun.

Lepuri më në fund e merr doktoraturën dhe gjatë darkës luani i dehur i thotë:

- Të thashë, o lepur, nuk ka rëndësi sa takat ke vetë, rëndësi ka kë merr si udhëheqës shkencor...

 

Përgatiti: Erion Dasho