Për të qeshur

Ku punojnë psikopatët?

Nësë punoni në media, me shumë gjasa mund të jeni subjekt i sjelljeve psikopatike nga kolegët tuaj. Kjo është një gjetje e psikologut kërkimor në Oxford Dr.Kevin Dutton, e paraqitur në librin e tij të fundit.

Dr Dutton, i cili punon në Departamentin e Psikologjisë Eksperimentale në Universitetin e Oksfordit, ka shkruar një libër me titull “Mençuria e Psikopatëve: Çfarë mund të na mësojnë të shenjtët, spiunët dhe vrasësit mbi suksesin”.

Libri specifikon profesionet që janë më të pëlqyeshme për psikopatët, ku gazetarët dhe prezantuesit e medias listohen në vendin e dytë e të tretë në listën e Dr. Dutton.

Duket se psikopatët gjenden më tepër mes drejtuesve të kompanive CEO, në shërbimet publike, polici, mjekësi dhe drejtësi.

Sipas Dutton, elementi kyç që shërben për të identifikuar psikopatët në këto pozicione është aftësia për të kontrolluar të tjerët dhe për të manipuluar.

Ai vazhdon duke theksuar se psikopatët zakonisht performojnë mirë në mjedise zyrash, menaxhime dhe CEO është karriera më e përshtatshme për personat me çrregullime personaliteti.

Lista e dhjetëshes

  1. CEO 
  2. gazetar
  3. prezantues në media
  4. nëpunës civil
  5. Polic
  6. klerik
  7. Shitës
  8. kirurg
  9. jurist
  10. kuzhinier

http://radiotoday.com.au