Psikologji

Shkruaji psikologes: Si ta menaxhoj zemërimin e djalit?

Përshëndetje, znj.Orjola! Uroj që të jeni mirë por problemi im lidhet me sjelljen e tim biri. Ka pasur fëmijëri të qetë por tani situatat kanë ndryshuar dukshëm. Fëmija im është 15 vjeç dhe e ka tepër të vështirë të menaxhojë zemërimin. Ai është në vitin e parë, gjimnaz. Shpërthimet tij janë të papritura dhe pa ndonjë arsye madhore. Kur bisedoj me të, thotë se 'ndjehet keq' nëse nuk e nxjerr zemërimin. Situatat me të dalin jashtë kontrollit në çdo mjedis, im bir ngre zërin dhe nuk bën diferencën se kë ka pranë vetes. Këto sjellje ndodhin mesatarisht një herë në muaj. Është bërë kaq e vështirë për mua sa nuk arrij të kuptoj këto sjellje impulsive. Situata e fundit, e cila më bëri të ndjehem shumë keq ishte se kërkon me insistim të frekuentojë palestrën. Por unë nuk i kam mundësitë financiare. E kam të pamundur të gjej gjithmonë një rrugë të përbashkët, gjithmonë kundërshton dhe reagon në mënyrë impulsive. Kam frikë se mos po kalon në depresion.. Ju lutem, më thoni pasi nuk di se si t'ia bëj? Ju faleminderit.

Përgjigjja e psikologes

Përshëndetje, e dashur!

Ndjej sa e vështirë është për ju kjo situatë. Besoj se keni provuar çdo formë komunikimi me fëmijën tuaj. Ju duhet të kuptoni se adoleshenca është periudha më e vështirë emocionalisht për të fëmijën pasi shoqërohet me kriza identiteti. Zemërimi është një gjëndje emocionale e cila historikisht ka shkaktuar sjellje të papërshtatshme, të cilat sjellin gjëndje diskomforti dhe shkaktojnë dhimbje shpirtërore për njerëzit përreth. Ka disa burime, të cilat shkaktojnë zemërim dhe ‘xhindosjen’ tek individi. Disa nga faktorët, janë stresi dhe problemet e afektit. Duke qënë viti i parë në gjimnaz, ndryshimi shkollës mund të jetë mjaft mirë një nga faktorët që fëmija juaj reagon në këtë mënyrë (por kjo nuk është determinante). Megjithatë, mendoj se duhet të përpiqesh sërish të bisedosh me djalin duke dale edhe për një shëtitje. Është me rëndësi të eksplorohet mbi burimin që shkakton këto sjellje. Zakonisht mendojmë se depresioni na bën të ndihemi të trishtuar apo letargjik, larg nga zemërimi. Por duhet të kuptoni se depresioni dhe zemërimi mund të jenë të asociuar me njëri-tjetrin. Depresioni mund të vijë së bashku me emocionet frikë dhe dhimbje. Ndërsa zemërimi është një gjëndje sekondare emocionale ndaj një situate e cila bën që të përballemi me një stresor. Kjo gjëndje emocionale është e dhimbshme për këdo. Nëse zemërimi vjen shpejt është me rendësi t'i zhvilloni një mekanizëm si psh: Stop, t'i thotë ankthit situacional. Kjo do të bëjë që të thyejë ciklin e zemërimit, është një teknikë efikase, e cila duhet të praktikohet shpesh nga fdjali yt. Kur e shikoni se është i zëmëruar kërko që të ndalojë me detyrat që mund të jetë duke kryer. Sugjeroji të marrë frymë thellë, kjo është një mundësi e mirë për t'u relaksuar. Kjo do e bëjë djalin që të qetësohet dhe niveli ankthit apo zemërimit të ulet ndjeshëm. Duke marrë disa minuta kohë për t'u qetësuar kjo do të japë rezultate pozitive në gjëndjen fiziologjike dhe do e ndihmojë të zhvillojë disa strategji për të ndryshuar prespektivë. Bazuar në disa studime të fiziologjisë dhe zemërimit, trupi kërkon 20 minuta kohë që të qetësohet. Jepini kohë me qëllim që mos të ktheheni tek e njëjta situatë/ mos lejoni që fëmija të jetë pre e ngacmuesve të jashtëm. Gjithashtu duhet theksuar se duhet punuar me fëmijën për t'i zëvendësuar dhe përforcuar mendimin se sporti në natyrë është me efektiv se sa të mbyllurit në një mjedis të caktuar. Duhet të theksoj se sporti ndikon pozitivisht në reduktimin e nivelit zemërimit. Duke e ndaluar ju për palestrën, nxitet më shumë psikologjikisht.

Më poshtë po ju paraqes disa sugjerime

Ndihmojeni që mos të ç'orientohet por të jetë i fokusuar tek vetja. Fëmija mund mendojë apo të ndjejë se është jashtë kontrollit. Zhvillimi i përqëndrimit do ta ndihmojë të minimizojë zemërimin.

Bëje fëmijën të kuptojë se nuk ka arsye për të shpërthyer. Duhet ta ndihmoni të kuptojë rëndësinë e respektimit të normave sociale. Të ndërgjegjësosh se dhuna, fyerjet nuk zgjidhin gjë dhe se ato janë veprime ekstreme.

Duhet ta bëni të kuptoni fëmijën se janë mendimet e tij që e shkaktojnë zemërimin. Andaj, ndihmoje që të identifikojë mendimet që ia sjellin këtë nivel zemërimi dhe ofroji suport emocional.

Në qoftë kjo situatë vazhdon e njëjtë, do t'ju rekomandoj të takoni një terapist që ofron terapi konjitiv- bihejvioral.

Për çdo gjë jeni e lutur të më drejtoheni sërisht.

Me respekt, Orjola.

Shënim: Çdokush që ka një shqetësim mund t’i shkruajë psikologes së redaksisë sonë Orjola Plaku, e cila do të jetë e gatshme t’ju përgjigjet. Ju mund të kontaktoni me të përmes adresës Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në profilin e saj në Facebook.