Psikologji

Shkruaji psikologes: Pse vajza ime nuk dëshiron të luajë?

Përshëndetje, znj. Orjola! Dua t’ju pyes për vajzën time. Ajo është 7 vjeç dhe tregohet shumë pasive në lojën me moshatarët. Duket që ka mungesë iniciative për të zhvilluar lojra të ndryshme. Dëshiron të luajë vetëm ose të ketë vetëm një shoqe. Por kohët e fundit më ka pohuar se nuk dëshiron fare të luajë sepse shoqet ia marrin kukullat. Shpeshherë vjen në shtëpi nga kopshti duke qarë pasi i kanë marrë lodrat. Të lutem, më thuaj se nuk di si të sillem me vajzën dhe çfarë të bëj që ajo të shkojë mire me shoqet?

Faleminderit!

 ***

Përshëndetje, e dashur!

E kuptoj mjaft mirë konfuzionin që iu shkakton sjellja e vajzës. Shumica e prindërve sigurisht që duan që fëmijët e tyre të shkojnë mirë në çdo ambient dhe  të kenë shoqe e shokë. Në fakt socializimi me të tjerët është sjellje e mësuar dhe ju duhet të bëni përpjekjet tuaja si prind që t'i mësoni fëmijës rregullat e lojës. Unë të rekomandoj që të fillosh të komunikosh me fëmijën me qëllim për të eksploruar më shumë rreth temperamentit. Mbase fëmija juaj është natyrë introverte (e mbyllur) dhe nuk ndjehet mirë në praninë e fëmijëve të tjerë.

Ju si prind duhet t'i nisni bisedat duke treguar histori të ndryshme sociale dhe kjo do e bëjë fëmijën të ndryshojë mendim.

Përpiqu ta nxirrni vajzën përveçse në kopësht edhe në mjedise loje ku ka fëmijë të tjerë me qëllim që fëmija juaj të përshihet në lojra në grup.

Luaj edhe ti me të, kjo do e bëjë fëmijën të modelojë sjellje pozitive.

Bëje vajzën që të mësojë të kërkojë lojën duke i thënë shpesh 'Eja, luajmë' përfshije duke i thënë që të zgjedhë lojën që dëshiron.

Nëse situata nuk ndryshon me vajzën tuaj, do t’ju rekomandoja që të konsultoheshit me një psikolog zhvillimi.  Për çdo gjë më shkruani, sërish!

Me respekt,

Orjola.

Shënim: Çdokush që ka një shqetësim mund t’i shkruajë psikologes së redaksisë sonë Orjola Plaku, e cila do të jetë e gatshme t’ju përgjigjet. Ju mund të kontaktoni me të përmes adresës Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në profilin e saj në Facebook.