Psikologji

Shkruaji psikologes: Ankthi nga provimet!

Përshëndetje, znj.Orjola!

Djali im sa herë ka provime bllokohet edhe pse mund të ketë studiuar shumë. Ai është 10 vjeç, i komunikueshëm, respekton rregullat e familjes. Nuk më ka shfaqur asnjëherë probleme në shkollë. Im bir një natë para provimeve s’ka oreks, bën gjum të shqetësuar, dhe trëmbet gjatë natës. E shikoj që skuqet dhe duart i dridhen nga ankthi provimeve. Shpeshherë e shoqëroj për në shkollë kur ka provim por tani kjo është bërë e pamundur pasi më duhet të jem edhe në punë. Si të veproj me tim bir?

*** 

Përshendetje, e nderuar!

E lexova me shumë vëmendje problemin që ju keni shtruar për djalin. Kuptoj mjaft mirë që niveli juaj i shqetësimit për gjëndjen emocionale të tij sa vjen e përshkallëzohet në nivele të larta tek ju. Ndjej sa të vështirë e keni ju, personalisht të mbështesni emocionalisht fëmijën. Por është për t'u vlerësuar suporti emocional që i jepni duke qënë prezente në ditët kur fëmija juaj ndjehet i tensionuar. Gjëja e parë që ndodh me prindërit është se përfshihen aq shumë emocionalisht sa e kanë të pamundur të ndihmojnë fëmijën të ndal nga gjëndja e ngarkuar psiko-emocionale. Kur fëmijët përjetojnë ankth kronik edhe prindërit mund të bien në një cikël kronik ankthi nga dëshira që të mos bëjnë fëmijën të vuajë, mund të ketë situata në të cilën ju mund ta katastrofizoni problemin. Kjo ndodh kur prindërit përfshihen në frikërat e fëmijës duke u përpjekur t'i mbrojnë nga një situatë e caktuar. Unë po ju paraqes disa rekomandime se si ta bëni fëmijën tuaj, t'i zbutet niveli i lartë i ankthit:

-1 Është me rëndësi që mos t'i vendosni fëmijës pritshmëri dhe rezultate të larta në shkollë. Duhet të shprehni pritshmëri reale dhe ta trajtoni me pozitivitet.

-2 Objektivi juaj me fëmijën është që jo të eleminoni ankthin por ta bëni fëmijën të menaxhojë emocionet. E kuptoj mjaft mirë se asnjë prind nuk dëshiron të shohë fëmijën e vet të vuajë por është e rëndësishme t'i mësoni se si duhet të veprojë kur ndjehet ankthioz. Një teknikë duhet të jëtë numërimi deri në 100 apo duke praktikuar meditimin së bashku me fëmijën.

-3 Mos shmang gjëra me idenë që stresojnë fëmijën bëni mirë t'i mësoni si të përballen me stresorët. Të ndihmosh fëmijën  t’i shmangë stresorët mund të duket zgjidhje e mirë afatshkurtër por ju kujtoj se do ta bëni që t'i përforconi zgjidhje afatshkurtër. Fëmija ka nevojë të mësohet si të përballet.

-4 Mësoni të respektoni ndenjat e fëmijës tuaj por mos i fuqizoni ato. Kjo nënkupton se ju si prind duhet t'i respektoni ndenjat e fëmijës dhe të zhvilloni dëgjimin empatik. Në një situatë stresuese është mirë që t'i tregojnë se jeni aty dhe do ta ndihmoni të dalë nga kjo gjëndje.

5- Përpiqu t'i zhvillosh modele të shëndetshme se si të menaxhojë emocionet negative. Të mësuarit se si të zhvillojë qetësinë dhe të rris fokusin.

6- Angazhohu me fëmijën duke komunikuar vazhdimisht dhe bëni një listë të aktiviteteve që do dëshironte fëmija të bëjë. Nëse ju shihni se asnjë nga këto rekomandime nuk po funksionon dhe femija juaj përjeton sërisht shqetësimet që ju më përshkruat. Do ishte në interesin më të lartë të fëmijës që të takonit psikologun e shkollës. Për çdo gjë jeni te lutur të më kontaktoni.

Me respekt, Orjola.

Shënim: Çdokush që ka një shqetësim mund t’i shkruajë psikologes së redaksisë sonë Orjola Plaku, e cila do të jetë e gatshme t’ju përgjigjet. Ju mund të kontaktoni me të përmes adresës Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në profilin e saj në Facebook.