Psikologji

I do njeri toksikët?

Fjala "toksik" po përdoret shumë shpesh kohët e fundit. Dhe nuk e kemi fjalën për substancat, por për njerëzit. Në fakt këta nuk ndryshojnë shumë me substancat, pasi të dy të lëndojnë, të dy të helmojnë.

Si janë këta njerëzit toksikë në vija të përgjithshme?

Është e lehtë fare t’i dallosh. Toksikët janë ata që flasin keq për njerëzit, edhe kur i kanë të familjes. Sapo toksikët e humbin kontrollin ndaj jetës së dikujt, ata tërbohen dhe lëshojnë shigjeta helmi mbushur me gënjeshtra. Ata luajnë rolin e viktimës që ka në çdo rast të drejtë, dhe të tjerët janë fajtorët. Më shumë flasin sesa dëgjojnë, të humbin kohën me llafe, janë manipulues.

Siç ka thënë edhe Jill Blakeway: ”Kur një toksik nuk mund t’ju kontrollojë dot më, ai do të përpiqet të kontrollojë se si do t’ju shohin të tjerët. Informacioni dashakeqës që do të shpërdajë toksiku për ty sigurisht që do të jetë i padrejtë, por mos u shqetëso. Kini besim se të tjerët do të dallojnë të vërtetën një ditë, njëlloj siç e dalluat ju”.

Në fakt jo të gjithë bien pré e toksikëve. Ja për shembull si ia bëjnë njerëzit inteligjentë me personat toksikë? Është e pamundur të mos i kesh pranë diku njerëz të tillë. Disave u ndodh t’i kenë në punë, të tjerëve u rastisin t’i kenë në familje apo shoqëri. Por nëse je inteligjent, ti mund t’ia dalësh t’i përballosh toksikët me mënyrat e mëposhtme dhe ata mund të plasin nga marazi që nuk të ndikojnë dot me helmin e tyre.

Inteligjentët i injorojnë personat toksikë

Njerëzit me inteligjencë emocionale, së pari e mbi të gjitha i shmangin ndërveprimet e panevojshme me personat toksikë. Ata i bëjnë bllok telefonatave të tyre, mesazheve, emaileve. Thjesht dhe pastër, ata injorojnë.

Ata nuk përfshihen fare në argumente

T’u përgjigjegj ankesave apo bisedave negative të personave toksikë është diçka pa vlerë. Toksikët vdesin për pak debat, por inteligjentët e kuptojnë që është më mirë të tërhiqen mënjanë nga argumentet idiote e të parëndësishme. Toksikët më mirë le të helamatisin veten ose të shprehen nën anonimate në rrjete sociale.

Inteligjentët nuk u zënë besë njerëzve negativë

Inteligjentët e kanë të thjeshtë t’i dallojnë personat toksikë, u mjafton një rast i vetëm konflikti apo debate për t’i diagnostikuar dhe shumë shpejt veprojnë me inteligjencë të mos kenë besim tek asgjë që persona të tillë thonë e bëjnë.

Inteligjentët vendosin kufirin te thana

Të mënçurit e dinë që asnjëherë nuk mund të kënaqin të gjithë për gjithçka, prandaj ata vendosin kufijtë ndaj njerëzve që vetëm ankohen.

Inteligjentët emocionalë nuk përfshihen në vorbullën e të keqes. Ata mësojnë prej përvojës. Nëse janë djegur një herë, nuk lejojnë të ndodhë sërish.  Ata shohin drejt zgjidhjeve të problemit kur janë nën shoqërinë e njerëzve toksikë, dhe shpesh ndodh që zgjidhja më e mirë është largimi prej tyre. Pse të harxhojnë jetën e çmuar duke u marrë me të marrët? Më mirë të merren me gjëra të bukura si dashuria, lumturia, vlerësimi, mirënjohja ndaj njerëzve pozitivë sesa të zhyten në errësirën që ligësia dhe zilia njerëzorë pa fund prodhon.

Praktikoni dhe ju mënyrat e njerëzve të mençur për këtë vit që po vjen. Vendosini objektiva vetes t’u qëndroni larg njerëzve toksikë. Do t’ia ndjeni lezetin mungesës së tyre kur të bëni bilancin në fund.

Referenca: personalitybuzz.com