Psikologji

A jeni një individ i përmbushur?

Nëse i plotësoni karakterikstikat e mëposhtme, mund ti thoni vetes se jeni një njeri i realizuar. Këto vecori i ka përcaktuar për individin me funksion të plotë Karl Rogers, themelues i psikologjisë humaniste. Sipas Rogers, qëllimi i njeriut është realizimi i potencialit të tij, arritja e majës së zhvillimit individual-vetëpërmbushja. 

1 – Individët e plotësuar, janë të hapur për të provuar, janë pa vetëmbrojtje. Ata janë të hapur ndaj të gjitha ndjenjave të tyre si frikës, dhimbjes, kurajos, ndjeshmërisë etj. Ata janë koshient për përvojat e tyre pa i flakur ato.

2 – Ata janë për një jetë ekzistenciale. i jetojnë përvojat sic u vinë dhe zbulojnë kuptimet për veten e tyre. Janë të zhveshur nga paragjykimet.

3 – I besojnë organizmit të tyre, vetes. Si rrjedhojë ata veprojnë, provojnë dhe korigjojnë nëse nuk janë të kënaqur.

4 – Janë krijues, janë të hapur ndaj experiencave të reja, u besojnë gjykimeve të tyre. Janë të gatshëm për të marrë parasysh rrezikun dhe e ndjejnë veten mirë në një aventurë me qëllim të ri.

5 – Ata bëjnë jetë më të pasur shpirtërore se të tjerët, jo në kuptimin e lumturisë, kënaqësisë, sigurisë por në kuptimin e një jete emocionuese në sfida, me kuptime dhe shpërblime.

©FlasShqip.ca